Berisha: Jam më i vendosur se kurrë! Rikthimi do jetë koha më e mirë së bashku

Tuesday, 12 October 2021 18:48

 

Nga Foltorja e Kukësit, Sali Berisha u tha mbështetësve se ai është më i vendosur se kurrë në këtë rikthim.

“U siguroj se qëllimi i Foltores dhe ringritjes së PD është që ju të zgjidhni me votën e lirë atë që besoni dhe mendoni se ju udhëheq më mirë. Nga ana tjetër, ju garantoj se deri në minutën e fundit do bëj gjithçka, që rikthimi të jetë koha më e mirë e kaluar së bashku. Historia e ka faktuar këtë.

 

E kam betejë me të gjithë përkushtimin, besimin, forcën dhe atë çka unë besoj. Unë i qëndroj vendimeve të mia. Qëndrova 8 vite sepse u kisha thënë ju me dhjetëra herë se largimi im është pa kthim. Vendosa të kthehem në një moment që më dha një goditje që ishte pa asnjë fakt, pa asnjë bazë, përveçse një hakmarrje primitive e Soros dhe Edi Ramës. Rama deklaroi se e çrrënjosa Berishën dhe mirë bëra.

Unë kam pyetur veten pse ma bënë këtë: unë isha përballur me Soros, një armik i betuar i demokracisë në Shqipëri, por edhe i kombit. Sepse merrte proceset e Millosheviçit për copëtimin e Kosovës dhe e paraqiste si procesin e tij. Të gjitha i ka bërë në interes absolut të serbomadhit Aleksandër Vuçiç.

Çfarë kisha bërë tjetër? Kisha denoncuar kapjen e drejtësisë. Prandaj vendosa të kthehem. Kështu që unë e kam me vendosmërinë më të madhe se kurrë,” tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...