FMN, thirrje Kontrollit të Shtetit: Ka mungesë transparence për fondet e Rindërtimit dhe COVID-19

E mërkurë, 13 October 2021 10:28

 

Përdorimi i fondeve publike për përballimin e fatkeqësive natyrore, tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid-19 është bërë në mungesë të plotë të transparencës.

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar inspektoi zhvillimet ekonomike në vend javën e kaluar dhe në përfundim lëshoi një deklaratë, në të cilën u shpreh se, qeveria shqiptare nuk është treguar transparente për përdorimin e fondeve publike për menaxhimin e këtyre fatkeqësive. Madje Fondi inkurajoi KLSH-në të përfundojë dhe të publikojë raportet e auditit për menaxhimin e pandemisë dhe projektin e rindërtimit.

 

“Duhen masa për të rritur transparencën dhe llogaridhënien lidhur me shpenzimet e kryera me procedura emergjence. Këto masa duhet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe përdorimi i fondeve të rindërtimit duhet të jetë subjekt i kontrollove standarde të menaxhimit të financave publike” sugjeroi Fondi.

 

 

Më tej, deklarata e FMN-së, cilësoi “Mirëpresim publikimin e afërt të raportit të auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shpenzimet e lidhura me tërmetin dhe pandeminë në vitin 2020”.

 

Projekti i rindërtimit të pasojave të tërmetit është angazhimi më i madh fiskal i viteve të fundit nga fondet publike. Gjatë këtij viti janë në vënë në dispozicion 28 miliardë lekë, rreth 240 milionë euro nga buxheti i shtetit. Mirëpo procesi i rindërtimit po zhvillohet me mungesë të plotë transparence, teksa kontraktorët e punimeve janë zgjedhur me negocim.

Në dy vitet e fundit, nëpërmjet buxhetit të shtetit, qeveria ka ofruar një paketë të konsiderueshme për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, por alokimi i fondeve ka qenë i vakët dhe shumë larg planifikimeve si vitin e kaluar, edhe ketë vit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë 8-mujorit 2021, fondet e çelura për rindërtimin ishin 15,7 miliardë lekë, ose sa 53% e planit vjetor prej 28 miliardë lekësh, poshtë planit të periudhës prej 18 miliardë lekësh. Alokimet mujore të 2021 tregojnë se, nga fondet e shpenzuara në 8-mujor për riparimin e pasojave të tërmetit, 26% (3.9 miliardë lekë) u përdorën në muajin prill në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Edhe vitin e kaluar, qeveria planifikoi të investonte në programin e rindërtimit 28 miliardë lekë, por në realitet u shpenzuan pak më shumë se 16 miliardë, ose rreth 60% e planit vjetor.

Ndryshe nga zërat e tjera të shpenzimeve, fondet e rindërtimit do të mbartën vit pas viti në buxhetet pasardhëse deri sa të realizohen të gjitha investimet e programuara.

Shumica e projekteve të mëdha po ndërtohen me donacione, teksa qeveria e ka rritur borxhin publik pikërisht për financimin e programit. Në fondin total të rindërtimit mungon transparenca se sa fonde janë nga donatorët dhe sa nga burimet e brendshme buxhetore.

Ndër projektet më të mëdha janë ndërtimi i 524 apartamenteve në Kurbin nga qeveria turke, ndërtimi i 2000 apartamenteve në Durrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërtimi i 22 shkollave në fazën e parë dhe rreth 40 në fazën e dytë nga Komisioni Europian etj.

Krahas transparencës për fondet e tërmetit, në deklaratën e fundit, FMN bëri thirrje për frenim të shpenzimeve jo të domosdoshme dhe kritikoi ashpër projektet e parteritetit publik privat (PPP)./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...