Sot Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë një rrugëzgjidhje për krizën e zgjedhjeve lokale të qershorit 2029 që e propozoi si rrugë të mesme Ish i dërguarsi special amerikan për Ballkanin, Mattheë Palmer. Atëhere kur zgjedhjet moniste ishin kryer me plotë parregullsi që e detyruan rilindjen të manipulonte dhe garën që organizoi vetë, kishte dhe një datë rrezervë që nuk u mor kurrë parasysh: atë që dekretoi presidenti Meta. Ajo i jepte opozitës shpresën se zgjedhjet moniste mund të zhbëheshin për tu zëvendësuar nga një palë zgjedhje normale. Situata ishte e tensionuar në kulm.
Profil/ Matthew Palmer, amerikani anti opozitë
Pikërisht për këtë u prit me shumë interes ndërhyrja që bëri ish Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, i cilia dha një intervistë për gazetaren e seksionit serb të Zërit të Amerikës, Jovana Djuroviç.
Propozimi i Mattheë Palmer, njeriut që pati kërcënuar opozitën për djegjen e mandateve dhe Bashën e kryemashin personalisht për organizimin e protestave të dhunshme ishi disi qesharak. Në intevistën për VOS serb ai tha: lërjani këtë punë ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese. Kujtojmë se atëherë kjo gjykatë nuk ekzistonte akoma gjë që e bëri presidentin e republikës të reagonet me qesëndi: pse nuk doni zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston”?
E megjithëatë palët bënë sikurse ‘urdhëruan” amerikanët dhe pritën që çështjen e zgjedhjeve lokale ta zgjidhte Kushtetuesja.
Modeli i Matthew Palmer për Ballkanin, regjimi monist i Gjukanoviçit
Ndërkohë Palmer, e kreu detyrën i lau duart me Shqipërinë dhe ballkanin dhe i delegoi postin pasadhësit të tij Eskobar.
Por vetëm son ne marrim vesh se zgjidhja që propozoi ish Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë ishte jo vetëm qesharake por edhe nul. Sepse sot ka mbërritur një opinion i Komisionit të Venecias i cili nënvizon se “Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore”. Ekspertët e Venecias, pas një analize të gjatë juridike arrijnë në përfundimin se “kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor.
Me kompromisin që Palmer u ofroi palëve Çështja u çua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e bashkive të vendit. Pas seancës së zhvilluar më 23 qershor, ku u dëgjuan pretendimet e të gjitha palëve anëtarët e Gjykatës vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias.
Analiza / Rama, njeriu i Amerikanëve në Tiranë
Dhe tashmë Venecia ka arritur në përfundimin që zgjidhja që ofroi ish i derguari special për Ballkanin nuk ka asnjë vlerë. “Kalova lumin të dhjefsha kalin” thotë një shprehje popullore tek ne. Mattheë Palmer s;do ti di më për atë që ka thënë, por kompromisi i tij i papërgjegjshëm i dha frymëmarrje për aq sa i duhej Edi Ramës.