Sot mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë/ 1.9 milionë qytetarë me të drejtë vote, në sprovë “Vetëvendosja” e Albin Kurtit

Diel, 17 October 2021 10:06

 

Rreth 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote në Kosovë, mund të zgjedhin të dielën udhëheqjen e re të 38 komunave të vendit.

Gjithandej Kosovës janë 883 qendra votimi me 2 mijë e 477 vendvotime, në të cilat vota do të përcaktojë se kush nga 166 kandidatë e partive politike do të drejtojë komunat dhe kush nga mbi 5 mijë kandidatë të tjerë, do të zërë vend në kuvendet e këtyre komunave.

Rreth 25 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë do të ndjekin nga afër procesin e votimeve, në mesin e të cilëve mbi 200 janë nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësitë diplomatike në Kosovë.

 

Mbi 3 mijë e 300 pjesëtarë të policisë dhe rreth 100 prokurorë e gjykatës, do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe parandalimin e keqpërdorimeve.

Zgjedhjet e sotme shihen si një sprovë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe lëvizjen Vetëvendosje, që dolën fitues në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të këtij viti. /VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...