Tritan Shehu:Nje reflektim fund jave: Pa asnje dyshim “foltoret” po e “levizin” PD.

Diel, 17 October 2021 11:47

Nje reflektim fund jave: Pa asnje dyshim “foltoret” po e “levizin” PD.
Po e nxjerrin nga nje status quo paralizuese, asfiksuese, e pa shprese…
Ne fakt po bejne qe antaret, militantet, mbeshtetesit, por jo vetem kaq, edhe shume qytetare “indiferente” te diskutojne, te debatojne qofte dhe me pasion, te mendojne tashme ne menyre me aktive.
Pavaresisht nga shkaku iniciues, gjenerues i ketij procesi, ai tashme po shtyn ne drejtimin e duhur jo vetem PD, por dhe opinionin publik shqiptar, po e “zgjon” dhe po e ve ate perpara mundesise per tu ngritur nga “shtrati”, qe po te vazhdonte akoma keshtu do te behej “shtrati i vdekjes” i demokracise shqiptare.
Tashti e rendesishme eshte qe ky proces te vazhdoje duke kaluar me tej ne institucionet e PD, aty ku merren dhe vendimet.
Dhe ketu behet fjale per Kuvendin Kombetar te PD, si nje domosdoshmeri per te sanksionuar ato norma demokratike, forma bashkejetese per te gjithe, te domosdoshme per te bere qe zhvillimet ne PD tu paraprijne atyre ne Shqiperi.
Dhe te tilla ka shume:
Fraksionet ne parti, referendumet vendimarese, decentralizimi, forcimi i rolit te degeve e drejtuesve te tyre, vota e antarit mbi te gjitha, doreheqja e pa kthyeshme e kryetarit te PD ne rast humbje zgjedhjesh, rregulla te qarta statuore-organizative, politike e garantuese te demokracise se brendeshme te bazuara mbi voten, organe te PD qe nga Kryesia dinamike, te afta ne vendimarje si nga ndertimi numerik deri te perberja e tyre, jo sureale ne dimensione por eficiente, linja te qarta politike per ceshtjet kryesore etj, etj.
Nuk kam fjalen ketu per emra te pervetshem, per mua ato jane te dores se dyte, por per parimet qe duhen implementuar, te cilat garantojne edhe cilesine e drejtuesve apo kontrollin mbi ata.
Dikush mund te thote se keto duheshin realizuar me pare.
E drejte, por nje fjale thote: Me mire vone se kurre!
Megjithese kjo eshte e vertete, perseri nuk duhet t’i ngushelloje edhe te “vonuarit” e sotem, ata qe vazhdojne te presin ne heshtje, te shtyre nga reflekset e autocensures.
Tashme koha nuk pret, sepse ky rregjim duhet permbysur, ndryshe….

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...