'Vetingu i Bashës'/ Manjani: Me këto hajvanllëqe qenka një Enveruc

Premte, 22 October 2021 09:34

 

Nga Ylli Manjani

Një fragment nga Ligji i Lulit për vetingun:

“Personi konsiderohet i përfshirë në krimin e organizuar edhe kur:
a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, të vdekjes së personit, apo se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet;
b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, apo se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet.”
Pra, e thënë më thjesht megjithëse nuk je i dënuar nga gjykata, ti prapë je “fajtor” (person me probleme pra) se ma do qejfi mua.

 

Ua ua ua ua ua ua…
Kjo është Partia Demokratike ejjjj.
De-mo-kra-tike!!!
Pa asnjë lidhje me demokratiken. Po fare, fare.
Na risjell në Kushtetutë praktikën e frontit demokratik të Enver Hoxhës!!!

 

****
Si tha mo, si tha?

“Unë kisha 94 mandate dhe e ndryshoja Kushtetutën vetëm, por mi vodhi Rama”.

Po shyqyr që ia paska vjedhur, se me këto hajvanllëqe që nxjerr paska qenë një Enveruc. Ka parë edhe ëndrra me 94 vota tjetri…

Ndërkohë Ed Ramës i ka rënë sopata n’mjaltë. Tall trapin me kë ti dojë qejfi tashmë. Me të drejtë…

Por ka edhe një gjë.

Nëse këtë budallëk të tipit front demokratik e bëjnë ligj, qartësisht del se:

Kush rri me Lul Bashën, të cilin gjykata nuk e dënoi për procedurë, duhet të dorëzojë mandatin. Në bazë të këtij ligji Basha është “Person i Përfshirë”.

Ky është ligji idiot i partisë kryetari i së cilës mban vulën të varur te rripi i pantallonave.

Turp, është pak!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...