Si reforma në drejtësi e çoi drejtësinë shqiptare nën kontrollin e PS dhe roli i Xhorxh Soros

Premte, 22 October 2021 14:37

 

Nga Sali Berisha

Në korrik të 2021 mbushen pesë vite nga votimi në parlament i paketës kushtetuese të Reformës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, e cila i solli vendit një sistem drejtësie totalisht të kontrolluar nga ekzekutivi

Kjo reformë është ideuar, iniciuar, financuar, nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF) dhe është draftuar nga bashkëpunëtorët e këtij Fondacioni. Pas dështimit të saj dhe rënies dramatike të besimit të qytetarëve tek reforma dhe sistemi i drejtësisë eksponentë kryesorë të OSF, në Shqipëri dhe në Europë, përpiqen të mohojnë rolin prej promotori kryesor të OSF në këtë reformë.
Por dokumentet e vetë OSF dhe dokumente të tjera zyrtare provojnë se ideja e Reformës të Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri u formulua pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet nga OSF, në Planin e Strategjisë për vitet 2014-2017 të këtij Fondacioni, të publikuar në dhjetor të vitit 2013. OSF do të ishte jo vetëm ideator dhe iniciator i kësaj reforme, por dhe financues e promotori i saj. OSF me qeverinë krijoi trurin e reformës - Grupin e Ekspertëve të Lartë të Reformës në Drejtësi (GELR), i cili përbëhej nga bashkëpunëtorë të OSF, ish ministra, zëvendës ministra e zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste, si dhe ekspertë të misioneve për ligjin pranë ambasadave të SHBA dhe BE.

 

Anëtarët e GELR në përputhje me parimin kush paguan vendos, u paguan nga OSF deri në fund të reformës. GELR nuk pranoi si anëtar asnjë nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Misioni i GELR, si truri i reformës, ishte hartimi i amendamenteve kushtetuese dhe ligjeve organike të reformës së drejtësisë, të cilat miratoheshin në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës (KPPR) vetëm me votat e mazhorancës.

Opozita ndonëse pa të drejtë vetoje dhe anipse ekspertët e saj nuk u pranuan nga GELR, mori pjesë në KPPR. Ajo vuri si kusht të vetëm për këtë pjesëmarrje dërgimin në Komisionin e Venecias për opinion të draftit të ndryshimeve kushtetuese të përgatitur nga GELR dhe të miratuar nga KPPR vetëm me votat e mazhorancës, si edhe oponencën e opozitës ndaj këtij drafti. Palët binin dakord të pranonin rekomandimet e Komisionit të Venecias.’

Sa më sipër është pjesë e raportit mbi kapjen e reformës dhe sistemit të drejtësisë shqiptare nga George Soros për llogari të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Raportin e plotë në shqip dhe anglisht e gjeni ne dokumentet bashkangjitur me këtë postim. Raporti në anglisht është botuar nga ‘The International Institute for Middle East and Balkan Studies (IFIMES)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...