Berisha: Protesta madhështore siç nuk i ka parë asnjëherë ky vend, ta rikthejmë PD aty ku e ka vendin

Premte, 22 October 2021 18:22

 

Gjatë takimit të tij me mbështetësit demokratë të qytetit të Beratit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se qëllimi i tij përmes “Foltoreve” është të rikthejë Partinë Demokratike aty ku e ka vendin.

Ai paralajmëroi protesta masive, me qëllim largimin e kryeministrit Rama dhe rikthimin e PD në të gjitha parimet e saj demokratike

“Nuk është vonë të mbrosh për atë që beson. Jam midis jush, me qëllimin kryesor që të ringrejmë së bashku PD, në idealet dhe fuqinë e saj. Ti rikthejmë asaj votën, besimin te vetja. Ta përgatisim atë në një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Atyre që i dhunohet vota, ata kanë protestën dhe vetëm protestën, ndaj jam dhe këtu te ju me besim të plotë, te çdo demokrat, që të përgatiten për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi votëshkelur, vullnet vjedhur, ne do të bëhemi qytetar të lirë. Tani për tani, Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili pasi u zgjodh, harroi çdo interes tuaj, e ka kap një frikë dhe tmerr nga ju, nuk takon asnjeri prej jush.

 

 

E përkundrazi, paraqet takimet dhe mbledhjet tona si anti-amerikane, ku këto janë pro-amerikane e të tilla do të mbetet. Këto foltore, kanë si qëllim të mbrojnë sovranitetin e forcës sonë politike. Një forcë politike po nuk qe sovrane, nuk vjen kurrë në pushtet, s’ka dinjitet. Ne jemi patriotë dhe kemi interes të parë atë kombëtar. Ndaj dhe ne qëndrojmë plotësisht në këto parime. Foltorja jonë është për bashkimin e demokratëve. Të atyre që gjatë qeverisjes i dhanë Shqipërisë ndryshimin. Të atyre që në këto vite derdhën djersë. Ata që nuk janë sot në këtë sallë dhe e konsiderojnë veten mbështetës së Bashës, që të gjithë janë mbështetës të PD, por një njeri që çon nga humbja në humbje, që regjistron 4 humbje me radhë, ka dorëzuar 4 beteja të pabëra, duhet të hapë rrugën. Ne na kujtohen sekretarët e parë të rretheve i emëronte byroja politike, nëse ne jemi PD dhe i zgjedhim vetë kryetarët e partive”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...