Përplasjet/ Peka-Bashës: Prokuroria belge të kërkoi 8 herë dëshmi për Toyota Yaris, pse nuk e dhe?

Saturday, 23 October 2021 20:19

 

Një debat në distancë është regjistruar sot mes kreut të PD, Lulzim Basha, dhe gazetarit Çim Peka, në një përplasje akuzash dhe kundërakuzash.

Gjatë konferencës për mediat, Basha akuzoi Syri Tv, që drejtohet nga Çim Peka, për keqinformime.

“Është një nga keqinformmet e shumta që vijnë nga një hapësirë mediatike ka qenë shpresa e demokratëve dhe që dita mund të vijë që të kthehet sërish në shpresa e demokartëve sepse për momentin e shoh me trishtim dhe dhimbje të madhe ku është katandisur”, tha Basha, referuar një lajmi, sipas të cilit deputetët e PD përgjohen nga kreu demokrat, gjatë mbledhjeve të Grupit Parlamentar.

Në reagimin e tij, gazetari dhe Drejtori i ‘Syrit’, Çim Peka, ndër të tjera shprehet se Lulzim Basha duhet të sqarojë sepse nuk iu përgjigj thirrjeve të Prokurorisë belge, që plot 8 herë i kërkuan dëshminë, lidhur me “Toyota Yaris”, denoncim që u bë nga kreu demokrat në sallën e Kuvendit, përpara se Policia të bllokonte automjetet me njv shumë prej rreth 3.4 mln euro.

“Po të ulesh me rrethin e Taulant Ballës, të gjithë thonë se Basha do të mbajë vulën dhe do të konsiderohet si strukturë paralele. Këtë gjë del dhe e thotë Basha sot.

Pse them Balla dhe Basha?!

Shikoni! Njeriu që ka akuzuar Ballën për Toyota Yaris, sot e pëshpërit përciptas dhe shprehet i zhgënjyer pse ata nuk janë dënuar. Por a e dini çfarë ka ndodhur?

Sepse që të largojmë traun për t’u marrë me Ramën, duhet të merremi fillimisht me këtë që ka qenë trau, ka qenë dera e mbyllur për të shkuar dhe për t’u marrë me Ramën.

Ky njeri që i ankohet drejtësisë se nuk paska vepruar për Toyota Yaris, është njeriu që zhvillonte aktivitete elektorale para 25 Prillit në lokalet e personave që mund të kenë faj, mund të mos kenë faj, sepse kur i akuzon Lulzim Basha zakonisht është gjobë.

LEXO EDHE Berisha për Bashën: Pengu sikur ka studiuar në Korenë e Veriut, e jo në Holandë
E dini çfarë ka bërë ky zotëria? Shikoni! Ky zotëria ka as më shumë dhe as më pak, tetë fletë porosi, 8 thirrje nga Prokuroria e Belgjikës Lulzim Basha, për të shkuar dhe për të dëshmuar për Toyota Yaris. Zero! Nuk ka vajtur asnjëherë!

 

Prandaj, Lulzim Bashës, duke qenë se është i vonuar në çdo gjë, i them:

Më 15.11.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 9.02.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 21.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 24.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 14.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 28.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 13.03.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 17.03.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Për një arsye shumë të thjeshtë sepse ky është thjesht një gjobëvënës, nuk ka pasur më interes, është arritur akordi mes tij dhe Taulant Ballës dhe takimet elektorale i bën te personat në fjalë të cilët i akuzon për Toyota Yaris. Ky është Lulzim Basha!”, u shpreh Peka në Syri Tv

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...