‘Po më prishën shtëpinë, do iu prishim të tyren’, banorët në Kombinat: Rama e Veliaj t’i vënë gishtin kokës

Diel, 24 October 2021 21:19

 

Banorët e ish-zonës së Kombinatit, kanë dalë në protestë për shkak të vendimit që u është bërë me dije ditët e fundit me anë të një shkrese, ku thuhet se banesat e tyre do të shemben me qëllim për të ndërtuar banesa sociale për të prekurit nga tërmeti.

Sipas banorëve, kjo është e kundraligjshme, ndërsa vendimi u është bërë me dije momentin e fundit. Ndër të tjera, ata theksojnë se nuk do të heqin dorë nga banesat e tyre, duke paralajmëruar madje personat që do tentojnë të prishin objektet e tyre se nëse bëjnë diçka të tillë do bëjnë të njëjtën gjë edhe me objektet e këtyre të fundit.

Kujtojmë se një zonë e rrugës “5 maj”, është projektuar për t’u shembur në funksion të rindërtimit, por banorët shprehen se shtëpitë e tyre nuk kishin pësuar dëmtime gjatë tërmetit, ndërsa theksojnë se i kanë të legalizuara, pasi i kanë ndërtuar me shumë mund prej 20 vitesh.

 

 

“Po më preke këto, shtet a zot a kushdo qoftë nuk i kam marrëdhëniet mirë me ta. Rama, Veliaj t’i vënë gishtin kokës. Nëse dikush vjen e më shkatërron pronën nuk mendoj më se çfarë humbas, por ëfarë do shkatërroj. Po më prishët shtëpinë, do u prish shtëpinë. Do bëj më të keqen e mundshme. Ai që vjen të prishë shtëpitë, qoftë Edi Rama apo Erion Veliaj, të gjithë nëse kanë fëmijë e mbesa, ta mendojnë mirë se nuk e lë me kaq.”-ka thënë një banor për Fax News.

“Ai është edhe frikacak në rradhë të parë. Se po të kishte qenë ashtu do kishin dalë një 10 mijë veta që i bëjnë gropën. Por, ai është frikacak dhe i nxjerr veçmas muaj për muaj për banesa të ndryshme. Ka edhe njerëz të pashkollë që i mashtron. Ata nuk e dinë se po firmosin një akt dhurimi.”-tha një tjetër banor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...