Dëshmia I e kolapsit: Asnjë nga gjyqtarët e Elbasanit deri tani nuk e ka kaluar Vetingun!

Hënë, 25 October 2021 21:21

 

Kolapsi që ka përfshirë sistemin e drejtësisë në Shqipëri ilustrohet më së miri në një dëshmi të fortë që është dhënë së fundmi nga një prej profesionistëve të fushës: “Në Gjykatën e Elbasanit i janë nënshtruar Vetingut, gjysma e gjyqtarëve dhe prej tyre, asnjëri nuk e ka kaluar” - tha sot avokatja Ankelita Çela nga Elbasani, e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” të SYRI TV nga gazetarët Dori Daka dhe Flavio Qarri.

“Vijmë tek Elbasani, pas Tiranës, Korçës dhe Fierit, - tha Dori. - Jemi përballë një kolapsi ajo jo, znj. Çela? Cila është situata me dosjet, bllokimi me të cilin po përballeni?”

“Si në të gjitha gjykatat e Shqipërisë, - tha avokatja Çela, - edhe gjykata e Elbasanit është drejt kolapsit. Aktualisht, në gjykatën e Elbasanit i janë nënshtruar Vetingut, gjysma e gjyqtarëve, gjysma tjetër akoma. Nga gjyqtarët që i janë nënshtruar Vetingut, asnjëri nuk e ka kaluar deri tani dhe mendoj se në kohët që do të vijnë, besoj…shpresoj, që gjyqtarët ta kalojnë Vetingun, por për mua është shumë e vështirë.”

“Po sa është numri i gjyqtarëve që nuk e kanë kaluar Vetingut”, insistoi Dori.

 

“ Asnjë! – theksoi avokatja. – Nga të gjithë gjyqtarët që i janë nënshtruar Vetingut deri tani, asnjë nuk e ka kaluar. Nga 15 që kanë qenë gjyqtarë kryesisht, ka gjyqtarë që janë larguar vetë me dorëheqje, para se të fillonte procesi i Vetingut, kurse një prej gjyqtarëve ka arritur moshën e pensionit. Ka arsye të ndryshme që janë larguar, por që…”/ar.sh/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...