SHBA-BE: Thelbësore të hetohet blerja e votave dhe kërcënimi i zgjedhësve

Tuesday, 26 October 2021 16:46

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian bëjnë thirrje për hetim të krimeve zgjedhore dhe parregullsive të ndodhura në lidhje me zgjedhjet e 25 prillin.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, dhe ai i BE-së, Luigi Soreca, bënë një deklaratë të përbashkët për media pas takimit me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me të cilin diskutuan raportin e fundit të ODIHR.

Ambasadorët Kim dhe Soreca shprehën vlerësimin për administrimin kompetent të zgjedhjeve të 25 prillit nga KQZ, por nënvizuan se ‘tani është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, autoriteteve dhe partive për të punuar me KQZ-në për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it.
Po ashtu, është thelbësore që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme’.

Zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike i quan ‘masakër zgjedhore’ dhe për këtë kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, të miratuar nga shumica socialiste

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...