Berisha në Kavajë: Rama dhe skuthi i tij i familjes më bllokuan rrugën që të vonohesha

Tuesday, 26 October 2021 17:59

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar përpara qytetarëve të Kavajës se mbërriti me vonesë përpara tyre pasi Edi Rama i kishte bllokuar rrugën.

Lideri historik i PD përcolli një mesazh të fortë për kryeministrin.

"Unë kam ardhur sot me vonesë tek ju sepse Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar ardhjen këtu. Nga kjo foltore I them hiq dorë nga këto akte të ulta sepse në mënyrë absolute do të ngujohesh në Surrel dhe nuk do të zbresësh në zyrën tënde derisa të vendosim ne", u shpreh Berisha.

"Vij sot këtu për të shprehur nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme ndaj djem dhe vajzave, burrave dhe grave të këtij qyteti heroik që u ngrit si vigan në vitet e diktaturës me thirrjet liri demokraci, dy gishtat e fitores shndërroi Kavajën në kështjellën e parë të lirisë dhe kombit shqiptar. Çliruan qytetin tuaj nga diktatura. Grupet antikomuniste të këtij qyteti u përballën me diktaturën në stadiumin ‘Besa’, në komisariatin e policisë, në këto përballje ra për t’u bërë i pavdekshëm, Josif Buda. Themelimi i PD e gjeti Kavajën bastion të lirisë, e gjeti në këmbë, të lirë, e gjeti pazmore të demokracisë në Shqipëri", vijoi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...