Demokrati mesazh Bashës: Na gënjeve sërish në 13 qershor. Ke 80% të votave? Bujrum në Kuvend

Tuesday, 26 October 2021 19:11

 

Në foltoren e radhës në Kavajë, ish-Kryetari i Komunës Gos Eqerem Deliu ka vlerësuar këtë lëvizje t ëish-kryeministri Sali Berisha, pasi sipas tij, pas zgjedhjeve të 25 prillit, demokratët humbën shpresën.

Ish-kryetari Deliu akuzoi Bashën për zgjedhjen e tij në krye të saj në 13 qershor, se I mori votat për kryerar të PD duke I premtuar protesta dhe betejë në parlament, por sapo u bë kryetar edhe këto premtime të tij shkuan si gjithë të tjerat.

Deliu: Ne doktor ishim gati të iknim pas zgjedhjeve të fundit pasi ishim të gjithë të pashpresë. Doktor armiku jonë nuk gjendet mes nesh demokratëve, ne të gjithë demokratët pavarësisht se nuk janë të gjithë këtu në sallë, në bisedime me ta në tavolina shprehen se nuk janë me Bashën. Ata nuk kanë besim te Basha, ajo pjesë e vogël që është rreth Bashës e cila ka përfituar benefite është sot nën pushtetin e një page në Parlament apo si pasojë e lidhjeve farefisnore që kemi, jam i bindur se ata janë me ne dhe nuk humbim asgjë. Pas Kuvendit ne do dalim më të fortë, ndaj i kërkoj sinqerisht Bashës, jam përballur me të dhe publikisht i kam kërkuar të ndreqte disa gjëra në parti, ne nuk i kemi faj dhe asnjë borxh Bashës. Ne e kemi përkrahur atë, ne i dhamë mundësinë që ai të jetë lideri jonë por ai nuk ia arriti. Për sa i përket deklaratave me divesantë se ai nuk lejon të mbledhë Kuvendin, i them hajde përballu në Kuvend. Ne kemi jo më pak se dy tre muaj që i dhamë besimin se na vinte keq, ne e prisnim të vinte si kryeministër por ai erdhi për të kërkuar votën për herë të tretë për karrigen e kryetarit, por ne e votuam sërish sepse edhe atëherë na premtoi se ai menjëherë do të niste protesta të fuqishme dhe do të vijonte betejën në parlament, por edhe këto premtime të Bashës shkuan si gjithë të tjerat. Sot besimi mes demokratëve është ku thërret qameti. Ata mbështetës që i thonë Bashës se ka marë 80 % të votave, atherë bujrum ta provojë dhe të fitojë prap.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...