Dëshmia tronditëse e boshnjakes: Palmer më konfirmoi ndarjen e Kosovës. Berisha paska pas të drejtë

E Enjte, 28 October 2021 12:23

Plani për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka ekzistuar vërtetë dhe një prej ideatorëve ka qenë zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mattheë Palmer.

Politikania boshnjake, Sabina Çudiç, nënkryetare e partisë boshnjake Nassa stranka, në Bosnje Hercegovinë, zbardhur bisedat që ka patur me të dërguarin amerikan në rajon dhe planet e tij për ndarjen e Kosovës dy vite më parë.

 

Çudiç thotë se Matthew Palmer i ka konfirmuar platformën që do të konkludohej me firmosjen e marrëveshjes Prishtinë-Beograd, e cila parashikonte shkëmbimin e territoreve, de jure copëtimin e Kosovës.

 

Çudiç rrëfen se ka patur mospajtime me Palmer që prej prillit të vitin 2019, kur u takua me të, ku prezent, thotë ajo, ishin edhe Shpend Ahmeti e Vlora Çitaku, i pari drejtues i Prishtinës dhe e dyta, ambasadore e Kosovës në SHBA, pasi ajo e kishte pyetur direkt nëse ishte ai mbështeste apo ishte ideator i planit për shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë.

"Unë e takova zotin Palmer në Washington në prill 2019, ku merrja pjesë në një panel ku isha folëse së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pastaj një anëtar i grupit negociator të Kosovës. Biseda jonë u bë e parehatshme kur unë e pyeta atë direkt nëse ai ishte i implikuar përmes mbështetjes së tij (apo edhe autor) për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë​”, shkruan Çudiç.

Në po të njëjtën ditë, ajo thotë se një zyrtar serb në SHBA i tha se “një marrëveshje është arritur”, duke shtuar se "po kërkohej një moment i favorshëm që administrata Trump ta paracaktonte këtë marrëveshje si historike".

“Më herët atë ditë, një zyrtar i ambasadës serbe në Washington, duke supozuar se dija më shumë sesa dija në atë kohë, më tha se ishte arritur një marrëveshje dhe se po kërkohej një moment adekuat dhe i favorshëm për administratën Trump për të paraqitur marrëveshjen si historike”, shkruan kjo zyrtare boshnjake.

“Në një bisedë me zotin Palmer, na u bashkua edhe Vlora Çitaku, në atë kohë ambasadorja e Kosovës në Washington. Duke e parë përshkallëzimin e mospajtimeve me Palmer, dhe duke i dalur në mbrojtje pa nevojë – ajo me nervozizëm më pyeti pse po ndërhyja në marrëveshjen që duhet të arrijnë Kosova dhe Serbia? Unë u përgjigja se pasojat katastrofike të një marrëveshje të tillë për Bosnje-Hercegovinën janë të padiskutueshme, por edhe për të gjithë Ballkanin. Të nesërmen unë dhe Çitaku duhej të kishim një takim të përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rendi i ditës u ndryshua në minutën e fundit – më njoftuan se do të duhet të largohem pas prezantimit tim para se të fillojë sesioni për Kosovën. Fjalimi im i referohej kërcënimeve të sigurisë në lidhje me vazhdimin e nënshtrimit nga forcat destruktive të krahut të djathtë në Bosnje Hercegovinë”, shkruan ajo

Ndërsa thekson se “Plani për shkëmbimin e territorit të Serbisë dhe Kosovës u ndal nga opozita kosovare në vitin 2019 – me një angazhim të mbinatyrshëm në Bashkimin Evropian dhe Senatin Amerikan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...