Berisha: PD-në do e çojmë në fitore dhe do vendosim marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA

Premte, 29 October 2021 18:17

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj nga Foltorja e Lezhës atyre që spekulojnë se kjo lëvizje është kundër Amerikës.

“Jo vetëm që do ngremë PD-në dhe do e çojmë në fitore, por u them vajatorëve të mjerimit se PD dhe kjo parti do vendosin marrëdhëniet më të mira me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Peng-kryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran i tij që duan të na etiketojnë si anti-amerikanë, janë më qesharakë se çdo personazh në tërësi. Amerika është e vlerave të mëdha, është e votës së lirë, është e sovranitetit të kombeve dhe vendeve,” tha Berisha, duke shtuar një vendim se ai që u mor ndaj tij është bërë vetëm nga “mafia e Sorosit”.

 

“Pse peng-Basha e mori vendimin pa u pyetur ju? Siç mori vendimin për përjashtimin e Flamur Nokës? Siç mori vendimin për Luan Baçin. Sepse ai nuk ka lidhje me statutin, nuk ka lidhje forumet, nuk ka lidhje me ju. Ai ka lidhe vetëm me pengmarrësin e tij.

E kam mbështetur dhe ju kërkoj falje ju sepse nuk e meriton kurrë mbështetjen. Ne do bëjmë ndryshime të thella në statutin tonë. Kryetari që dhunon statutin dhe vullnetin tuaj është i shkarkuar automatikisht, pa vota. Në statut do të sanksionohet shenjtëria e votës suaj. Kjo sjell që deputeti i votuar nga ju, i nxjerrë në krye, ai u falet ju, jo kryetarit. Ai është i detyruar të vijë te ju, t’ju shërbejë ju, të jetë avokati i juajm,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...