Berisha:Verberia ultranacionaliste e Aleksander Vuçiçit nuk njeh kufi!

Saturday, 30 October 2021 16:09

Verberia ultranacionaliste e Aleksander Vuçiçit nuk njeh kufi!

Urdheron largimin nga gara te Mis Serbise se beri shenjen e shqiponjes! Turp!

Lexoni shkrimin e meposhtem per stresin qe i krijuan miss Serbise Valentina Petroviç ultranacionalistet serb per fajin e vetem se ajo e gjetur mes miss Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi beri me duar se bashku me ato simbolin e shqiponjes. Sulmet e shplara te orkestruara ne presidenca serbe detyruan Valentinen te largohet nga gara nderkombetare e bukurise. sb

Bëri shenjën e shqiponjës”/ Miss Serbia largohet nga gara

Miss Interkontinental Serbia Valentine Petroviç, ka pozuar duke bërë simbolin e shqiponjës dy-krenare, teksa qëndronte pranë Miss Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.
Kjo foto ka “shpërthyer” në rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të shumta nga serbët, shkruajnë mediat atje.
“Vajza në të majtë, Valentina Petroviq. Përfaqësuese e Serbisë? Jo përfaqësuese pa mend në kokë”, – thuhet në mbishkrimin e një faqen të Instagramit.
Duke dashur të justifikohet, Miss-i ka postuar një deklaratë në Instagram ku kërkon mirëkuptimin e njerëzve për pamaturinë e saj në atë që ajo thotë se është një “situatë spontane”.
“Në një vrull euforie për festën, më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave për një kohë të shkurtër dhe ata më vunë duart se si të pozoja, nuk kisha qëllime të këqija, ishte një pakujdesi momentale dhe budallallëk, spontanitet”, – ka shkruar Miss-i, duke u kërkuar falje të gjithëve për të cilët ajo ofendoi dhe i siguroi njerëzit se ajo ende e do vendin e saj pavarësisht kësaj ngjarje.
“Dua t’u kërkoj falje pjesëtarëve të kombit tim, kompanisë sime, familjes sime, të cilët janë hutuar për shkak të fotos, pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër”, – ka vazhduar shpjegimin e saj Miss Serbia.
“Mora vendimin t’u kërkoj organizatorëve leje për t’u larguar nga gara dhe kështu të çlirohem nga presioni që kam aktualisht. Më vjen shumë keq për këtë, por gjithçka ndodhi në mënyrë të pamatur”, – ka thënë më tej ajo.Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...