“Luftë pa asnjë kompromis me rilindjen për borxhet monstruoze”/ Petrit Vasili: Eurobondi shkatërrimtar duhet hetuar, vijë ndarëse mes…

Diel, 31 October 2021 18:15

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se lufta me qeverinë për borxhet që ai i quan monstruoze do të jetë pa kompromis.

vasili eurobond parlamentTeksa i referohet eurobondit, Vasili shprehet se kjo betejë është vija ndarëse mes opozitës së vërtetë dhe opozitës fake.

Sipas Vasilit, borxhet e marra nga rilindja janë thjesht para për të pasuruar pushtetarët, ndërsa qytetarët thotë ai nuk kanë parë asnjë investim.

Numri dy i LSI-së shkruan se kjo është një grabitje dhe duhet të hetohet nga SPAK.

“Kjo grabitje e tmerrshme do t’u rëndoje për vite të tera shqiptareve brez pas brezi. Kjo grabitje e tmerrshme prej 2.3 miliard euro duhet hetuar deri në një, por SPAK-u i sardeleve i ka mbyllur plotësisht sytë. SPAK-u i kapur i ka mbyllur sytë ndërsa ne kurrë”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Beteja ndaj eurobondit shkatërrimtar 2.3 miliard euro, vije ndarëse mes opozitës se vërtete dhe fake opozitës !!

Në sallën e parlamentit e kam bërë të qartë se lufta pa asnjë kompromis me rilindjen për borxhet monstruoze, që po merr është lufte pa kthim.

Kjo lufte eshte vije ndarese mes luftes ballore dhe pa kompromis dhe kompromiseve pas kuintave, qe jane thjesht kapje, dorezim dhe rreshtim pa kushte ne krahun e rilindjes dhe grabitjes se saj.

Borxhet e marra nga rilindja jane thjesht para’ qe shqiptaret per te majmur qeverine, oligarket, trafikantet dhe kriminelet qe jane klientet dhe mbeshtetesit e Rames dhe qeverise rilindase.

Qe prej 2015 Qeveria merr nje shifer te frikshme prej 2 miliard e 300 milion euro borxh.

Perkatesisht viti 2015- 450 Milion Euro, viti 2018-500 Milion Euro, viti 2020- 650 Milion Euro, viti 2021-500-700 Milion Euro

 

Asnje shqiptar nuk ka pare asgje, por asgje fare qe te jete realizuar me keto para’.

Asnje shqiptar nuk kujton gjë prej gjëje qecte kete ndodhur me 2.3 miliard euro.

Vete rilindja nuk numeron dot asgje qe te mbahet mend.

Afermendsh eshte nje grabitje gjigande e parave publike.

Asnje veper infrastrukturore, asnje sherbim me te mire, as uje 24 ore apo sherbim shendetesor per pandemine, as shkolla me ngrohje dhe te paisura asgje prej asgjeje.

Vetem koncesione, qe rrembejne qindra milione euro dhe nuk ofrojne asgje, grabitje me tendera gjithfaresh sekret dhe te porositur deri me 8 fishin e cmimeve edhe ne pandemi, prokurime me 99% te cmimit.

Kjo grabitje e tmerrshme do tu rendoje per vite te tera shqiptareve brez pas brezi.

Kjo grabitje e tmerrshme prej 2.3 miliard euro duhet hetuar deri ne nje, por SPAK-u i sardeleve i ka mbyllur plotësisht sytë.

SPAK-u i kapur i ka mbyllur sytë ndërsa ne kurrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...