Kriza në Maqedoni si goditje ndaj takimit të “Open Balkan” në Beograd

Hënë, 01 November 2021 15:57

 

Dorëheqja e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale të së dielës i ka dhënë një goditje të fortë edhe nismës Open Balkan, që do të zhvillonte në mesjavë takimin e saj të radhës në Beograd. Zaev shpalli tërheqjen e tij të parevokueshme nga qeveria dhe nga kryesimi i LSDM, por bëri thirrje që shumica e sotme qeverisëse ta ruajë pushtetin duke mos i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Ndonëse ai fitoi vetëm 7 bashki në ndryshim nga opozita e djathtë që mori 20 të tilla, kryeministri në detyrë bëri thirrje që VMRO-DPMNE mos vijë në pushtet.

Si kryeministër i dorëhequr, por në detyrë, Zaev do të jetë me siguri në samitin e Beogradit ku ai do të takohet me Aleksandar Vuçiç dhe Edi Ramën.

Në datat 3 dhe 4 nëntor, tre liderët pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve. Takimi pritej të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe dot të pasohej me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Analiza/ Rama për “Politico”, si promovues i Ballkanit të Hapur

Por largimi i Zaevit dhe rritja në elektorat e opozitës së djathtë përbën një barrierrë më shumë për nismën e presidentit serb dhe kryeministrit shqiptar. Nëse atë deri më tani nuk e kanë pranuar Kosova, Bosnja dhe Mali i ZI, ndërsa europpianët kanë paralajmëruar se ajo nuk duhet të mbivendoset mbi procesin gjithëpërfshirës së Berlinit, humbja e një aleati të bindur si Zaev duket një goditje e rëndë për planet e Ramës dhe Vuçiçit.

Kjo për më tepër se opozita e VMRO-DPMNE është shprehur kundër kësaj nisme. Ajo e ka kritikuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut se po përdor “Ballkanin e hapur” si alternativë ndaj dështimit në rrugën e integrimit drejt BE-së.

Andi Bushati:Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

Partia opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut gjithashtu kritikoi ashpër Zoran Zaev për iniciativën, duke e përshkruar atë si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE. Gjatë samitit të këtij korriku kur Mini Shengeni ndërroi emrin në Open Balkan, VMRO-DPMNE lëshoi një deklaratë:

“Maqedonia i përket familjes së gjerë evropiane të vendeve dhe përpjekjet e tilla të Zaevit për të treguar një bashkëpunim shumëpalësh të vendeve të Ballkanit si sukses të madh diplomatik, në fakt është dështim diplomatik për të arritur qëllimin – anëtarësimin në BE. Është e qartë se përveç dështimeve në vend, qeveria e Zaevit po përballet me disfatë edhe në nivel ndërkombëtar. Për katër vjet paturpësisht gënjeu qytetarët për integrimet evropiane të Maqedonisë, duke kërkuar alibi dhe fajtorë te të tjerët, për të përfunduar në “Mini Shengen”, thuhej në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Konferenca me Von Der Leyen/ Rama kundër presidentes së BE për “Open Balkan”

Pas rezultatit të zgjedhjeve lokale e djathta po kërkon zgjedhje të menjëhershme të parakohëshme, por ndonëse shumica parlamentare në maqedoni e ka rrefuzuar këtë ide, si largimi i Zoran Zaevit si dhe mbështetja që elektorati i dha një opozite kundër Ballkanit të hapur nuk është një lajm i mirë për Ramën dhe Vuçiçin që do të takohen sërish këtë mesjavë në Beograd.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...