Tritan Shehu:“Ballkan i hapur”, “treshja” u katandis “dyshe”!

Tuesday, 02 November 2021 14:02

“Ballkan i hapur”, “treshja” u katandis “dyshe”!
Vucic e Rama do te takohen ne vetmine e tyre neser ne Beograd, pa Zaev mbas doreheqjes shume dinjitoze te tij.
Te dy bashke po kthehen ne formatin ku e nisen ne Novi Sad kete aventure te deshtuar prej fillimit.
Ne fakt jane pikerisht keta te dy me “Mini Shengenin” e tyre, nje nga shkaqet e humbjes se Zaev, duke e kthyer ate nje nga dy tellallet e atij projekti Vucician.
Mesazhet e transmetuara nga ky “Minishengen” me rrezikun e hegjemonizmit ekonomik e politik serb mbi Maqedonine e Veriut e Rajonin, qe ne gjuhen me te thjeshte perkthehet “Jugosllavia e Re”, me largimin tone nga Europa e Perendimi qe ai permban duke tentuar te “ankorohet” diku ne Lindje edhe nepermjet Unionit EuroAzia te firmosur nga Serbia etj etj, kane qene disa nga faktoret e votes kunder Zaevit, te humbjes se tij elektorale.
Vota ne MV tregoi se popujt dine te “perkthejne” ne vota kunder mesazhet e gabuara.
Ndersa zhvillimet e metejshme ne Shkup deshmuan gjithashtu se dhe politikanet kane filluar te reagojne e terhiqen si Perendimore kur gabojne, sic beri Zaev.
Keto tregojne se nje ere Perendimore e Europiane, ndoshta dhe e dobet per momentin, po fryn mbi Rajonin tone.
Per te shtyre me tej ne drejtimin e duhur, Ballkanit Perendimor i duhen projekte bashkepunimi te realizuara ne perputhje me standartet europiane, te pregatitura, financuara, iniciuara e garantuara nga Brukseli, si Procesi i Berlinit, CEFTA etj
Vetem keshtu keto nisma ne vend qe te tkurren nga tre ne dy vende pjesemarese, do te behen nje mundesi pjesemarje si te barabarte te te gjashte vendeve tona, si dhe do te jete i mundur te perfshihet ne ato dhe kontributi i disa prej shteteve antare te BE.
Vetem keshtu ato do t’i sherbejne realisht bashkepunimit tone rajonal me kryefjale integrimin europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...