Berisha në Kamëz: Ky uragan shprese do të përmbysë diktaturën e narkoshtetit, rikthejmë PD-në te fitorja

Tuesday, 02 November 2021 17:39

 

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon në këto momente 'Foltoren' me demokratët dhe simpatizantët e Kamzës dhe Paskuqanit.

Berishës iu rezervua një pritje entuziaste nga mbështetësit pjesëmarrja e të cilëve ishte e jashtëzakonshme.

 

Në fjalën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Foltorja është mision i shenjtë dhe ky uragan shprese do të përballet me diktaturën e narkoshtetit e do ta përmbysë atë.

'Foltorja' tha Berisha është pikënisja e rikthimit të Partisë Demokratike në pushtet.

"Ne jemi në një mision të ri, në një mision të madh. Foltorja e juaj, është shndërruar në uraganin e shpresave të shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë në 30 vite si këtë kohë nuk ka vërshuar një gëzim optimizëm dhe shpresë e madhe në ytetet fhe fshatrat e shqipërisë nga 91 e deri tani. Atëherë uragani i shpresës u përball me diktaturën dhe e përmbysi, këtë uragani i shpresës do të përballet dhëmb për dhëmb me narkoshtetin, diktaturën e narkoshtetit dhe do ta përmbysë atë. Do ta ringrejë edhe njëherë Shqipërinë në këmbë. Foltorja pra është misioni i madh i dytë në 30 vitet e fundit, kurse ju, demokratë dhe demokratet e Kamzës dhe mbarë Shqipërisë jeni misionarët e saj të sigurtë në fitoren e ardhshme të PD. Ne qëndrojmë mfuqishëm prapa një kauzë e cila është kauza themelore e lirisë, është kauza e lirisë, e qytetarit që do të jetojë me nder dhe dinjitet. Është kauza e qytetarëve që e kuptojnë dhe besojnë se pa plkuralizëm politik nuk ka liri, liria është shkretëtirë e vdeur.është kauza e burrave dhe gravbe që jetojnë me djersën e ballit të yre që jetojnë të lirë dhe që besojnë se Shqipërinë mund ta ngrenë në lartësinë e ëndrrave të tyre por si njerëz të lirë, me dinjitet, si shoqëri sovrane e cila lufton për liritë e individit, për familjen dhe shenjtrëinë e saj, vendin dhe interesin kombëtar, për pronën dhe të gjitha të drejtat e njeriut. Misioni juaj është rikthimi i PD në vlerat konsveratore", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...