‘Pro’ Foltores dhe Kuvendit’, Ademi: Askush mos bëjë sikur nuk e sheh krizën! Po vuajmë heshtjen tonë

Tuesday, 02 November 2021 21:24

 

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, foli për zhvillimet brenda PD-së dhe ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.

E ftuar mbrëmjen në ‘Radarin Informativ’ me gazetaren Jonida Shehu, Ademi tha se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike është e mirëpritur dhe sipas saj është e vlefshme.

 

‘Unë gjykoj që situata ka një krizë, ekziston, askush mos bëjë sikur nuk e sheh, duhet të jetë reflektim për të gjithë’, u shpreh Ademi.

Pjesë nga intervista:

 

Shehu: Nuk ja “dhatë” sallën e Teatrit “Migjeni” Sali Berishës në “Foltoren” e Shkodës….

Ademi: Nuk është problemi i teatrit, ka marrë një vendim këshilli i bashkisë së Shkdorës, që në vitin 2016, që është teatri tempulli i artistëve, asnjë nga autoritetet politike, përfaqësues të partive nuk ka mundur më pas. Është një vendim që e kam respektuar.

Shehu: Do ta respektonit edhe nëse do të vinte Basha?

Ademi: Ka ndodhur.

Shehu: Çfarë mendoni për situatën brenda PD-së?

Ademi: Unë nuk kam pasur mundësi të shprehem se në familje kam pasur disa probleme. Unë gjykoj që situata ka një krizë, ekziston, askush mos bëjë sikur nuk e sheh, duhet të jetë reflektim për të gjithë. Diskutimi duhet të shkojë përtej Bashës dhe Berishës. Në këtë nivel banalizohet. Mendoj se diskutimi është i munguar dhe vonuar. Kompromise që kanë ndodhur në heshtje, po përfshij edhe veten, mendoj se është një penalitet që po e vuajmë sot.

Shehu: A duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së?

Ademi: Mendoj se çdo mbledhje është e vlefshme.

Shehu: A do të rikandidoni për bashkinë e Shkodrës?

Ademi: Është herët me e thënë, mendoj se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...