Nuk të konsumojnë vitet në politike, të konsumon abuzimi, korrupsioni, arroganca, imoraliteti politik…

E mërkurë, 03 November 2021 11:08

 

Nga Edi Paloka/

Mos vazhdoni më kot me këto tezat e “të vjetërve” dhe të rinjve në politike. Poltika nuk është sport që “të vjetrit” nuk e bëjnë dot dhe duhet t’ju leshojnë vendin më të rinjve, përkundrazi ! Në politikë nuk ka rëndësi se sa vite kalendarike ke kaluar, po se si je sjellë në ato vite.

Nuk të konsumojnë vitet në politike, të konsumon abuzimi me pushtetin, korrupsioni, arroganca, imoraliteti politik…!

 

Vitet në politikë përkundrazi, janë eksperiencë që po të përdoret me pozitivitet, vetëm mirë bëjnë për qytetarët.

A e dini ju se sa vjeç është Presidenti aktual i vendit më të fuqishem të botës ? A e dini që është në politike që në vitet 70…?

Sigurisht klasa politike do rinovuar e kjo nuk ka diskutim, po edhe në politikë, si në çdo fushë ka seleksionim dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë seleksionim është vota.

Ata që preferojnë katapultimin justifikohen duke thënë se nuk të lënë “ujqërit e vjetër” të ecësh në politike as me votë.

Nga 1994 kur jam zgjedhur për herë të parë në Këshillin Kombëtar e në vazhdim nga 1999 kur u zgjodha për herë të parë në kryesi, unë kam kandiduar mes “elefantëve” të PD , personalitete që vertetë mund të të “shtypnin” me peshën e tyre në atë kohë, ndërkohë që une isha vetëm anëtar i thjeshtë i PD dhe gazetar i “RD”. Po, në atë kohë votohej e numeroheshin votat. Votoheshin të gjithë nga Kuvendi, pavarësisht postit që mbanin. Votohej Berisha , votohej Meksi që ishte kryeministër, votohej Pjetër Arbnori që ishte kryetar Kuvendi, votoheshin ministra e deputetë bashkë me të tjerët e në Keshill Kombëtar apo Kryesi hynte ai që votohej nga delegatet pavarsisht postit apo afrimitetit me “të medhenjtë”.

Edhe kur u zgjodha deputet për herë të parë, ishte në një perplasje kokë me kokë, në maxhoritar me një ministër socialist nga me të fuqishmit. Kanë qenë nga zgjedhjet më të vështira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, ato të 2001 dhe zona ishte nga më të vështirat për PD në atë kohë …

Nuk i shkruajta keto rrjeshta për të mburrur veten, po për t’ju kujtuar disave që “kontaktin” e parë me PD e krijuan në të njejtën kohë që të ndenjurat e tyre krijuan kontakt me karriget e pushtetit, se ne “të vjetrit” , nuk jemi rastesisht këtu e as nuk na ka katapultuar kush. Nuk kemi hyre në politike në momentin që na është ofruar ndonjë karrige po kemi një jetë që sakrifikojmë. Jemi “të vjetër “ , po , se e kemi themeluar PD . Jemi ngritur atëherë kur shumica edhe të ngrinin kokën e të shihnin drejt kishin frikë.

E kemi filluar si anëtare të thjeshtë e si komisionerë nëpër qendra votimi. Jemi përleshur e përgjakur nëpër protesta. Kemi provuar dhe birucat e burgjet. Kemi humbur e fituar beteja politike, disa pa përfituar asnjëherë “privilegje”.

Pra , me pak fjalë; nuk është “turp” të jesh i vjetër ne politike , perkundrazi . Po në politikë duhet të të mbaje e të të rrise besnikeria, luajaliteti dhe perkushtimi ndaj atyre që perfaqeson e që të zgjedhin, jo poshtersitë e kulisat ndaj atyre që nuk i mund dot ndërshmerisht! Vota e lirë është ajo që përcakton!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...