Nesho:Open Balkan forcon Serbinë, po mbahet me paterica vetëm nga Vuçiç dhe Rama

E mërkurë, 03 November 2021 19:39

 

Diplomati i karrierës Agim Nesho, i ftuar në emisionin Task Forcë nga moderatorja Sonila Meço në Syri Tv, foli për Open Balkan.

Nesho thekson se me Open Balkan forcohet vetëm Serbia, duke shtuar se tashmë ky projekt është si me paterica, pasi mbahet në këmbë veç nga Rama e Vuçiçi.

 

“Open Balkan forcon vetëm Serbinë. Ky projekt i sherbën sa duket vetëm interesave të Vuçiçit dhe Ramës. Open Balkan nuk funksiononte as edhe kur tre vendet ishin të gatshme për iniciativën, por tani Zaevi është jashtë loje, opozita maqedonase nuk e përkrah këtë iniciativë.

 

 

Vetë deklarata e Brnabiç, se Mali i Zi mund të na bashkohet ngjan e rreme, se Podgorica duket se është po ashtu kundër, sepse ata shohin se Serbia bëhet agresive me këtë projekt. Vetëm ne duket se nuk e shikojmë këtë rrezik të madh e real. Open Balkan tani nuk e di se a mund të quhet më projekt që vlen, sepse vetëm Rama e Vuçiç po e mbajnë me paterica”, u shpreh Nesho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...