Balliu-Veliajt: Karriera ime do vazhdojë dhe kur të nisë karriera jote prej burgaxhiu te 312-a

E Enjte, 04 November 2021 08:15

 

Kryebashkiaku Veliaj i ka drejtuar një mesazh Aldred Rushajt dhe Agron Gjekmarkajt duke i thënë se bregu i lumit i hëngri disa karriera politikanësh, mos paçi fatin e tyre.

Pavarësisht se nuk përmend emrin e ish-deputetit demokrat, ky është një mesazh edhe për Klevis Balliun.

 

Ai ju përgjigj mesazhit të Veliajt nga studio e RTV Ora ku ishte i ftuar, gjatë intervistës me gazetaren Beti Njuma.

 

Sipas Balliut, Veliaj është shumë larg tij. Ish-deputeti gjithashtu analizoi dhe "Foltoren" e Doktor Berishës duke e cilësuar si një shpresë për të gjithë shqiptarët.

 

Balliu: Marrëveshjet dhe pisllëqet që mund t'i bëjë ai me të korruptuar nga të gjitha anët, e një politike e cila shet dhe ble kauza të qytetarëve shqiptarë për interesa monetare nuk do të triumfojnë dot. Sot kemi një bashkim të shqiptarëve drejt "Foltores" e cila është një shpresë për një Shqipëri më të mirë, një vend më të lirë dhe për t'u rikthyer aty ku ishim kur ata që ishin të korruptuar futeshin në burg dhe jo në Parlament, për t'u rikthyer në kilometra rrugë me çmime normale, siç u bënë në kohën e Berishës 11.300 km rrugë dhe jo me 20 milionë euro metri që të mbushë xhepat Veliaj me Ballukun dhe Ramën. Në kë të kontekst është ai i cili ka probleme me karrierën e tij.

Balliu e cilëson rikthimin e Berishës si rikthim shprese për demokratët. Kjo faktohet nga masiviteti i pjesëmarrësve në "Foltore" kudo që janë bërë ato.

Balliu: Vetë "Foltorja" ka prodhuar një energji dhe entuziazëm opozitar si kurrë më parë. "Foltorja" po kërkon mbledhjen e Kuvendit brenda statutit. Partia nuk është vulë, është frymë, parim, vlera. Nuk është çështja e njeh lidershipi Kuvendin, çështja është a e njeh Kuvendi lidershipin se Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe nuk mblidhet sipas qejfit të kryetarit, mblidhet sipas rregullave të statutit.

Balliu u shpreh se rikthimi i Sali Berishës është rikthim në zhvillim dhe ajo që ka vlerë sot është "Foltorja" e cila po rikthen shpresën e shqiptarëve.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...