Presidenti Meta në Universitetin e Palermos: Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, qendër e rëndësishme e albanologjisë, meriton të mbështetet më shumë

E Enjte, 04 November 2021 11:35

 

Presidenti Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Universitetin e Palermos ku u prit nga Rektori i tij, Profesor Massimo Midiri si dhe nga pedagogë të shquar të këtij institucioni të lartë arsimor.


Sic thuhet ne njoftimin per media nga Presidenca, kreu i Shtetit “vlerësoi faktin që kishte nderin dhe kënaqësinë e veçantë të vizitonte Universitetin e Palermos, këtë djep të dijes dhe të traditës së ndritur të kultivimit të shumë brezave studiuesish dhe personalitetesh arbëreshë”.

“Ky universitet i lidhur fort edhe me hulumtimin dhe promovimin e identitetit arbëresh, një identitet unik, jo vetëm italo-shqiptar, por edhe një pasuri e çmuar e trashëgimisë europiane dhe botërore.

 

Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në këtë universitet është një qendër e rëndësishme albanologjike, me të cilën lidhet historia e mendimit shqiptar, e gjuhës dhe e kulturës shqiptare.

Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ka shërbyer si një pikë referimi e rëndësishme shkencore dhe kulturore, jo vetëm për komunitetet arbëreshe të Italisë së Jugut, por për të gjithë italianët dhe studiues të huaj, ndaj meriton të mbështet më shumë.

E gjitha kjo punë akademike e hulumtuese mbi albanologjinë dhe botën arbëreshe e bën Universitetin e Palermos të jetë për botën shqiptare, vendin tim dhe për mua personalisht, me një rëndësi të veçantë.” – u shpreh Presidenti Meta.

“Ne ju jemi mirënjohës për punën tuaj, sikurse edhe shprehim mirënjohjen e thellë ndaj të gjitha kolegjeve e seminareve italo-arbëreshe, të cilat i paraprinë Rilindjes Kombëtare në Shqipëri, me idetë iluministe dhe me pasionin për arsimin dhe kulturën europiane, si frymëzim për jetën dhe veprën e shumë patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë.” – theksoi Presidenti i Republikës, duke shtuar se Universiteti i Palermos është një vlerë e çmuar për Shqipërinë pasi historiku i këtij institucioni akademik është tejet i lidhur edhe me historinë dhe identitetin shqiptar.

 

“I jemi mirënjohës profesorit të shquar Matteo Mandalà për studimet e tij të shumta, për kontributin e madh që ka dhënë për botën arbëreshe. Matteo Mandala, është nder i Universitetit të Palermos dhe nder i kombit shqiptar.

Ju jemi mirënjohës të gjithë studiuesve në Katedrën Albanologjike, të cilët kanë përkushtuar jetën e tyre në shërbim të botës arbëreshe dhe duke kultivuar albanologë të rinj të suksesshëm, e studiues të denjë të botës italo-shqiptare.

Arbëreshët janë bijtë e Arbërisë dhe pasardhësit e Gjergj Kastriotit. Ata mbajtën gjallë kujtimin e Skënderbeut dhe e sollën figurën e tij në krye të Rilindjes Kombëtare.

Arbëreshët na ruajtën emrin si popull i vjetër. Arbër, arbëresh, arbanë. Arbëri e Albani janë fjalë, që rrojnë prej tyre.

Ata janë simbol i forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy popujve tanë.” – vuri në dukje Presidenti i Republikës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...