Edita Tahiri për ‘Ballkanin e Hapur’: Rama është i vetmuar në këtë rrugë, duhet izoluar

Premte, 05 November 2021 15:22

 

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e ka cilësuar si nismë jo reale atë të “Ballkanit të Hapur”, ndërsa samiti më i fundit u mbajt dje në Beograd.

'Jo reale, me lidera Don Kishotë', tha Tahiri në një lidhje direkte për 'Abc'.

Ajo kritikoi pozicionin e kryeministrit Edi Rama, teksa thotë se kreu i qeverisë shqiptare injoron faktin se Serbia nuk shpreh gatishmëri për të njohur Kosovën. Tahiri nënvizon se Rama është i vetmuar në këtë rrugë dhe se duhen gjetur mekanizma për ta izoluar.

'Serbia po militarizohet dhe ka një qëllim nuk po ndodh kot. Rama injoron faktin se Serbia mohon gatishmërinë për njohjen e Kosovës. Dje po e justifikonte. Në shqiptarët duhet të ulemi në një mekanizëm konsultativ. Të ndërtojmë një platformë që parimesh për të mbrojtur interesat kombëtare.

Të mos lejojmë që Rama të vazhdojë të bëjë gabime. Vetëm ai kur provoi bashkë me Thaçin të prekë kufijtë e Kosovës mbetën të vetmuar. Tani Rama është i vetmuar në këtë punë. Nuk them të rrëzohet, por izolim ka mundësi.

Sepse ju keni edhe presidentin që ka kompetenca në politikën e jashtme, keni opozitën, për të dhënë së paku mesazhin Amerikës që Rama është i vetmuar në këtë projekt të Ballkanit të Hapur që ne e shijomë si kontribut për krijimin e Serbisë së Madhe,'-u shpreh Tahiri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...