'Borxhi 720 mln € do vidhet'/ Berisha: Kryetari pa parti bëri bashkëfajtore edhe PD-në! Rama dhe ministrat vjedhin edhe kur flenë

Premte, 05 November 2021 17:35

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha akuzoi kryetarin aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se me votën abstenuese në Parlament për borxhin 720 mln euro, bëri edhe PD-në bashkëfajtore.

Berisha tha se opozita nuk duhet ta votonte kurrë një borxh të tillë, pasi ai do të vidhet nga kryeministri dhe ministrat.

Duke iu përgjigjur akuzave të njerëzve pranë Bashës, Berisha sqaroi se në 2015-ën opozita nuk e ka votuar borxhin e marrë nga qeveria, pasi bojkotoi Kuvendin.

"Borxhi publik po arrin 100%. Janë vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët shqiptarë. Dhe ça ndodhi tani në fund. Në mënyrën më të pabesueshme, bashkëfajtore në borxh ish-kreu i PD, aop kryetari pa parti, bëri edhe Partinë Demokratike. A mund të imagjinoni ju që një opozitë e vërtetë t'i lejojë vetes të abstenojë, madje në komisionet e parlamentit ta votojë edhe pro një borxh prej 720 mln euro, më i madhi i marrë në historinë e vendit. Në një kohë kur ky kryeministër dhe këta ministra vjedhin edhe kur flejnë në gjumë gjithë natën, sepse i kanë ndërtuar mekanizmat. Opozita kurrë nuk mund të votonte një borxh të tillë ata të cilët u përpoqën t'ju mashtojnë ju se në 2015-ën paskemi votuar edhe ne kurrë. Ne braktisëm parlamentin nga borxhi që mori Edi Rama, sepse ai borxh do të vidhej", tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...