Edita Tahiri: ‘Open Balkan’, mbulesë për planin e Serbisë së Madhe

Premte, 05 November 2021 23:06

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka deklaruar se Serbia po destabilizon situatën në rajon pasi synon të krijojë Serbinë e Madhe duke përdorur edhe Open Balkan si një mbulesë për të realizuar planin shumëvjeçar. Ajo foli edhe për ndikim e Aleks Soros dhe deklaroi se ai qëndron pas projektit të shkëmbimit të territoreve

 

Tensione në Ballkan prej vitesh krijohen nga Serbia, e cila vazhdimisht kërkon të krijojë destabilitet për të arritur qëllimin e saj për Serbinë e Madhe. Gjatë një interviste për Syri TV, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë- Serbi, Edita Tahiri u shpreh se projekti i Serbisë së Madhe u synua tre vite më parë por dështoi.

 

 

Edita Tahiri theksoi gjithashtu se pas projektit për ndryshimin e kufijve është Xhorxh Soros, i cili ka ndikim të madh të kryeministri shqiptar Edi Rama, e sot ky projekt po zbatohet nga djali i multimiliardierit, Aleks Soros.

 

Duke komentuar edhe intervistën e dhënë nga Rama për median gjermane Dojçe Vele për kufijtë, ajo tha se Ballkani i Hapur është një mbulesë e planit për të krijuar Serbinë e Madhe në rajon. Sipas Tahirit, sot Rama është i verbuar nga Open Balkan dhe veprimet me veprimet e tij po ndihmojnë Vuçiç për këtë projekt, duke bërë kështu një gabim historik.

Diplomatja kosovare, Edita Tahiri ritheksoi se Kosova është kundër projektit Ballkani i Hapur dhe se nëse partnerët europiane nuk do të reagojnë për tensionet, do të shkohet drejt konflikteve të reja në rajon

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...