Grenell: SHBA nuk mund të shpërdorojë ligjin për interesat e Soros

Saturday, 06 November 2021 11:15

 

Ambasadori Richard Grenell, i njohur gjerësisht si ministri në hije i republikanëve për Departamentin e Shtetit, ka publikuar një shkrim me akuza të forta ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Shkrimi është publikuar në faqen e Qendrës Amerikane për Ligj dhe Drejtësi. Në këtë shkrim, Grenell thekson se vendimi i DASH për Berishën nuk është marrë bazuar mbi prova.

Sipas Grenell, Blinken ka vepruar si agjent i miliarderit të majtë, George Soros. Ambasadori thekson se e vetmja provë që dihet është përplasja e vazhdueshme e Sali Berishës me Sorosin. Për Grenell është shqetëues fakti se Soros po dëmton demokracinë jo vetëm në SHBA, por edhe në botë.

 

Ai thekson se Blinken do përballet me gjykatat ndërkombëtare, pasi një gjykatë në Paris e ka pranuar padinë e bërë nga Sali Berisha. Në fund, Grenell nënvizon se SHBA si shtet ligjor nuk mund të përdorë ligjin për qëllimet politike të Sorosit.

“Sekretari Blinken tani do të përballet me një sfidë të re ndaj autoritetit të tij në formën e gjykatave ndërkombëtare. Javën e kaluar, Gjykata Korrektuese e Parisit njoftoi se do të dëgjonte Berishën dhe pretendimin e tij se Blinken ka shpifur ndaj reputacionit të tij duke e shpallur atë person non-grata.

Dhe Berisha ka të drejtë në këtë pikë. Këto sanksione udhëtimi të SHBA, që Blinken ka përdorur ndaj Berishës, janë zakonisht një lëvizje e rezervuar për disa nga shkelësit më flagrantë të normave ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut- mbështetur mbi prova- duke përfshirë këtu tipa të ngjashëm me oligarkët rusë. Megjithatë Berisha ka qenë mik i SHBA dhe madje është pritur nga të dy presidentët Bush.

Populli amerikan dhe bota duhet të pyesë nëse u është shitur një premtim i rremë nga Administrata Biden. Në fund të fundit, kjo është një administratë që premtoi ‘kthimin në normalitet’.

Shtetet e Bashkuara janë dhe do të jenë gjithmonë një komb i qeverisur nga ligji dhe arsyeja; dhe këto sanksione, në mungesë të provave, shërbejnë vetëm për të minuar besueshmërinë e SHBA-së. Sekretari Blinken duhet të sigurojë provat e tij mbështetëse nëse Kongresi dhe populli amerikan do të kenë ndonjë besim në kompetencat e Biden në skenën botërore. Është koha që Kongresi të kërkojë provat për sanksionet shqiptare, që Blinken tha se i kishte. Unë personalisht nuk i kam parë kurrë dhe jam përqendruar në çështjet e Ballkanit si drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare,” shkruan Grenell

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...