Vendimi hakmarrës i Bashës ndaj FRPD, reagojnë deputetët: PD nuk ka nevojë për arbitraritet

Saturday, 06 November 2021 13:55

 

Deputetë të Partisë Demokratike e kanë cilësuar si një vendim anti-statutor, shpalljen e zgjedhjeve të FRPD-së nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Deputeti Tritan Shehu e konsideroi vendimin si një arsye më shumë që Kuvendi i PD, të mblidhet sa më parë, ndërsa deputetja Albana Vokshi deklaroi se inati nuk mund të prevalojë ndaj statutit.

Vendimi hakmarrës i kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili vendosi shpalljen e zgjedhjeve në Forumin Rinor të demokratëve, ka zgjuar reagimin e disa deputetëve demokratë.

 

 

Përmes një reagimi në Facebook, deputeti Tritan Shehu deklaroi se ky vendim është një arsye më shumë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Shehu thekson se zhvillimet e fundit në PD tregojnë nevojën urgjente për riformulimin e statutit të partisë.

 

Shehu: “Ndërhyrja e pabazuar në statut dhe larg autonomisë demokratike të organizatave tona partnere, në rastin konkret ndaj FRPD, është një mesazh tjetër i qartë e urgjent për t’u mbledhur në Kuvend dhe evidentuar, sanksionuar, formuluar nga e para nëse duhet, rregullat kolegjiale të bashkëjetesës sonë. Unë si një nga themeluesit e PD, ish-Kryetar, deputet, si një anëtar i saj, e gjykoj të domosdoshëm këtë dhe e pres me optimizëm 11 Dhjetorin.”

Edhe deputetja Albana Vokshi komentoi vendimin anti-statutor të Bashës për të shpallur zgjedhjet në FRPD, duke theksuar se kjo është një kompetencë e Forumit dhe jo e kryetarit të Partisë.

Vokshi: “Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet! Organizatat partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk iu merr dot vendimmarrjen.Veçanërisht në situata debati apo përplasjesh të brendshme, inati, hakmarrja, intrigat nuk duhet të prevalojnë ndaj statutit.”

Vokshi e përmbyll reagimin e saj, duke thënë se pas 31 vjetësh, çdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, dhe mendimit të lirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...