Studentët Demokratë Europianë ultimatum Bashës: Ndërprit menjëherë thirrjen për zgjedhjet në FRPD

Saturday, 06 November 2021 17:05

 

Pas zhvillimeve të fundit dhe reagimit kundër urdhrit të Bashës për riorganizimin e strukturave të FRPD, Studentët Demokratë Europianë kanë reaguar me urgjencë kundër këtij akti.

Në postimin e tyre në Facebook, organizata e studentëve demokratë evropian e cilëson të pabazuar thirrjen e kreut të PD, Lulzim Basha për zgjedhjet në FRPD, ndërsa i bëjnë thirrje të ndërpresë menjëherë thirrjen e tij.

‘Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në FRPD, është jetik për të ardhmen e partneritetit tonë’, shkruhet në reagimin e tyre.

 

Postimi i plotë:

Jemi thellësisht të shqetësuar nga lajmet që vijnë nga Shqipëria.

I bëjmë thirrje Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të ndërpresë menjëherë thirrjen e tij të pabazuar në lidhje me zgjedhjet në organizatën tonë anëtare, FRPD Albania.

FRPD është një organizatë e pavarur me statut dhe është jetike për ne si organizatë që të kemi partnerë të cilët lejohen të jenë të lirë dhe të vendosin vetë proceset e tyre.

Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në FRPD, është jetik për të ardhmen e partneritetit tonë

Modifikuar më Hënë, 08 November 2021 12:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...