Sondazhi i Bollinos/ Edhe portalet e Ramës nuk e shpëtojnë më Bashën

Hënë, 08 November 2021 08:08

 

Thuajse të gjitha mediat pranë kryeministrit Edi Rama janë në mbështetje të kryetarit në detyrë të PD, Lulzim Basha.

Nisja e 'Foltores' nga Sali Berisha shqetësoi kreun e qeverisë dhe ky i fundit menjëherë organizoi arsenalin e tij mediatik të mbrojtje të Bashës.

Mirëpo siç duket makineria mediatike nuk arrin të kontrollojë gjithçka dhe si rrjedhojë diku "do të fusë ujë".

 

I tillë është edhe sondazhi i Shqiptarja.com, media e Carlo Bollinos, mikut për kokë të Edi Ramës.

 

Në anketën online të portalit të Bollinos, pyetjes se: 'Kush mendoni se do ta fitojë betejën brenda PD-së'? - 60% janë përgjigjur: Sali Berisha! 30%: Lulzim Basha dhe 10% nuk kanë mendim.

Pra, Bashën nuk e shpëtojnë dot më as mediat e Ramës pavarësisht investimit personal të tij prej dy muajsh.

Ndoshta shpëtim për Bashë do të jetë vullneti dhe verdikti i demokratëve në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të cilët siç edhe kanë paralajmëruar do ta zhveshin atë nga çdo funksion drejtues në PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...