Meta: Përkushtim për regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO

Hënë, 08 November 2021 10:33

 

Presidenti Ilir Meta vazhdon që nga 2 nëntori, vizitën e tij në komunat arbërëshe në Itali. Sot kreu i shtetit theksoi nevojën për të regjistruar trashëgiminë arbëreshe në UNESCO si pasuri e paçmuar.

“I nderuar nga pritja vëllazërore e komunitetit të dashur arbëresh në Mezzojuso, që prej shekujsh i ruan dhe kultivon kulturën, traditat dhe ritet e të parëve tanë, - tregoi Meta në Fb. - Dikur edhe gjuha ishte e kultivuar siç na dëshmojnë veprat madhore të Nikollë Filjas, një nga autorët e letërsisë së vjetër arbëreshe.

 

Nevojitet një përkushtim më i madh për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO, si dhe një promovim e vëmendje e jashtëzakonshme ndaj kësaj pasurie të çmuar, vlerë e përbashkët me Italinë mike.

Me shumë rëndësi binjakëzimi i bashkive arbëreshe me ato shqiptare, si dhe rritja e ndjeshme e shkëmbimeve në fushën kulturore dhe historike, për të forcuar më tej marrëdhëniet mes nesh.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...