Berisha fton Ramën në debat televiziv: Pastaj mbathja në Beograd

Tuesday, 09 November 2021 18:24

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha në Pogradec se Edi Rama dhe miliarderi George Soros kanë për qëllim shkatërrimin e opozitarizmit dhe vlerave konservatore.

“Vlerat konservatore janë traditat tona, besimi te familja, te prona, te besimi, te atdhetarizmi. Ne jemi njerëz patriotë, jemi njerëz të familjes. Askush më shumë në Europë nuk e pësoi nga largimi prej këtyre vlerave gjatë diktaturës. Këtu qëndron potenciali ynë. Këtë betejë për mbrojtjen e konservatorizmit dhe opozitarizmit në Shqipëri nuk jemi vetëm.

Në Shqipëri zhvillohet një betejë e ashpër, nga njëra anë qeveria e narkoshtetit e mbështetur nga mafia e Sorosit dhe nga ana tjetër, demokratët me mbështetje në rritje ndërkombëtare, e cila do të vijë gjithmonë në rritje.

Këto takime janë më pro-amerikane se të gjitha të tjerat, më pro-europiane se të gjitha të tjerat. Asgjë nuk mund të devijojë boshtin e drejtimit tonë perëndimor. Se ne qëndrojmë për vokacionin perëndimor të kombit, si jetik dhe vendimtar për të ardhmen tonë. Ne nuk përkulemi para asnjë lloj presioni dhe shantazhi. Ne jemi të vendosur që të mbrojmë vlerat që besojmë. Shqipëria shumë shpejt do të dalë nga kthetrat e këtij narkoshteti. PD do shndërrohet në forcë të vërtetë opozitar,e në forcën e fitores dhe do i çojë shqiptarët në fitoren që meritojnë,” tha Berisha.

 

“Edvin je i pashpresë, Foltorja të ka kallur datën. E garantoj se me Sali Berishën do bashkohen të gjithë burrat dhe demokratët që i besojnë dinjitetit njerëzor, të gjithë ata që jetojnë me djersën e ballit, të gjithë ata që i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe atdheut, atdhe. Ndaj dua të të ftoj në një debat televiziv ku të t’i numëroj para mbarë shqiptarëve të gjitha krimet dhe mëkatet e këtyre viteve. Dhe mbathja në Beograd se aty të presin krahëhapur”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...