Maqedoni e Veriut/ Zoran Zaev shtyn dorëheqjen: Do ruajmë shumicën parlamentare

E mërkurë, 10 November 2021 08:45

 

Kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka anuluar dorëheqjen.

Rreth mesnatës së të martës ai ka njoftuar për mediat se do të shtyjë dorëzimin e detyrës deri në stabilizimin politik të vendit.

Deklarata e Zaev vjen në një kohë kur opozita maqedonase dhe ajo shqiptare po bëhen gati për votimin e mosbesimit ndaj kryeministrit Zaev ditën e enjte.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një prononcim të shkurtër për media nuk ka dashur të komentojë se çfarë do të thotë "dorëheqja e shtyrë në kohë të pacaktuar" dhe as deri kur do të bëhet fakt largimi nga detyra. Ai tha se gjatë kësaj periudhe do të punohet në ruajtjen e shumicës parlamentare.

Zaev dha dorëheqjen me 31 tetor, konkretisht pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku LSDM pësoi rënie duke humbur disa komuna, sikurse edhe partneri i koalicionit, shqiptarët e BDI-së së Ali Ahmetit, pësuan disfatë në Tetotë dhe Gostivar, dy bastionet e tyre.

Ende asnjë reagim nga opozita për deklaratën e sotme të Zoran Zaev

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...