Kam pasur mbështetje nga disa republikanë në SHBA

E mërkurë, 10 November 2021 21:15

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadores Yuri Kim se nuk do të bashkëpunonte me askënd që është shpallur non-grata dhe se faktet janë në zyrën e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Në një prononcim për mediat, Berisha i thotë diplomates që nëse kanë prova, atëherë le t’i dërgojë në gjykatën në Paris, aty ku ish-kryeministri ka hapur një proces gjyqësor.

Sipas Berishës, nisma e “Foltores” ka pasur mbështetje nga zyrtarë të lartë republikanë në SHBA.

 

“Së pari, më duhet të them se “Foltorja” ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Dua tju informoj ju se kjo pritje në Shqipëri nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk janë më të pakta përgëzimet që po marr nga përfaqësues zyrtarë në Europë dhe nga nivelet më të larta të republikanëve në SHBA. Pra, për të mbyllur këtë problem, zonjës dhe cilido tjetër, që ka një provë dhe fakt të vetëm e ftoj ta dërgojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë time të madhe dhe mirënjohjen, se miq, përfaqësues të vendeve mike, personalitete të shquara të elitës politike amerikane, nuk pajtohen dhe nuk pranojnë e nuk binden. E marrin thjeshtë si një hakmarrje politike, deklaratën se kemi prova por nuk it hemi. Kjo ka marrë fund. Ke prova, çoi përpara gjykatës. Mund të them dhe këtë, në të dy anë të Atlantikut, miq të shquar që kanë parë dosjen, e kanë gjetur atë si në material. Çështja e kafes, ajo të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë” – tha Berisha

Modifikuar më E mërkurë, 10 November 2021 21:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...