4200 firmat dorëzohen në selinë e PD

E mërkurë, 10 November 2021 21:21

 

4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar janë dërguar në këto momente në selinë e Partisë Demokratike.

Klevis Balliu, Albana Vokshi, Flamur Noka, Aldo Bumçi dhe Edmond Spaho janë futur në këto momente brenda ambienteve të selisë 

Ata i dorëzuan formularët në zyrën e kryetarit të Këshillit kombëtar të PD, Edi Paloka.

 

Flamur Noka i shpjegoi Palokës procedurën e ndjekur në mbledhjen e firmave.

 

Flamur Noka: Zoti kryetar, mbi 4200 delegatë kanë firmosur peticionin. Në emër të përfaqësisë së delegatëve po ju paraqesim ju, të gjithë dokumentacionin e administruar i cili do të ruhet nga ana e juaj deri ditën kur të zhvillohet Kuvendi. Ditën kur të zhvillohet kuvendi ky material i dorëzohet komisionit të mandateve për të verifikuar një për një të gjitha mandatet e delegatëve që kanë firmosur. Janë të gjitha dosjet sipas degëve. Janë të gjithë formularët me emra, mbiemër, numër ID, pozicionet që kanë delegatët. Janë të gjitha, degë më degë. Procesi vazhdon. Në përfundim do të sjellim edhe të tjera, sepse jemi në pritje

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...