Studimi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE pas 48 vitesh

E Enjte, 11 November 2021 08:06

 

"Shqipërisë do t’i duhen të paktën dhe 48 vite për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian".

Këtë thotë një studim i Institutit Epik në Kosovë që ka marrë në shqyrtim progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimore drejt BE-së.

Sipas studimit të bazuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian, instituti vëren se vendet e Ballkanit ndahen në 3 grupe sa i përket përgatitjes për anëtarësim në BE.

Në grupin e parë janë Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Këto vende konsiderohen “lider” të procesit të zgjerimit.

Në grupin e dytë janë Kosova dhe Bosnja të cilat janë në fund të procesit të zgjerimit.

Ndërsa, në mesin e këtyre dy grupeve qëndron Shqipëria.

“Nëse analizojmë progresin e vendeve të Ballkanit në zbatimin e reformave në kuadër të tre viteve të fundit, ajo çfarë shfaqet e qartë është një trend tejet i ngadaltë i reformave. Me këtë ritëm të reformave vendeve të Ballkanit do iu duhen nga 38 deri 68 vite për tu bërë gati për anëtarësim në BE”, thuhet në publikimin e fundit të Institutit Epik.

Sipas studimit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë më pak të përgatitura për anëtarësim në BE sa i takon kapitujve për financat dhe buxhetin, mjedisin si dhe mbrojtjen e shëndetit dhe konsumatorin./ Euronews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...