Shtohen delegatët për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

E Enjte, 11 November 2021 20:33

 

Nis procedura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike me kërkesën e 4200 delegatëve që kanë firmosur mbledhjen e tij më 11 dhjetor. Sot edhe 150 kërkesa të tjera të delegatëve janë dorëzuar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka për t’u verifikuar tashmë sipas statutit nga komisioni që ngrihet në nisje të punimeve të Kuvendit. Nga selia e Partisë Demokratike deputeti Flamur Noka, ish-deputetët Gent Strazimiri dhe Arben Ristani, i janë kundërpërgjigjur edhe kreut aktual Lulzim Basha, duke e cilësuar ministrin e Ramës që po kërkon të shuaj opozitën
Vijon të shtohet mbështetja nga delegatët dhe firmosja e kërkesës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sot janë dorëzuar edhe 150 kërkesa të tjera nga delegatët që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor, duke e çuar në 4350 numrin e firmëtarëve. Edhe 150 kërkesat e reja janë dorëzuar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, të cilat sipas parashikimit në statut do të verifikohen nga një komision që do të ngrihet që në nisje të punimeve të Kuvendit Kombëtar. Nga selia blu, deputeti Flamur Noka i ka bërë thirrje kryetarit aktual Lulzim Basha që të pranojë verdiktin e shumicës, duke e cilësuar si ministër të Edi Ramës për shuarjen e opozitës

Ndërkohë ish-deputeti Gent Strazimiri deklaroi se pikërisht për efekt transparence këto firma janë dorëzuar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, dhe kushdo mund të shkojë për t’i kontrolluar, ndërsa sa i përket verifikimit, atë e bën komisioni që ngrihet në nisje të Kuvendit, sipas parashikimeve të statutit.
Ndërkohë ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani theksoi se organet aktuale nuk janë legjitime pasi nuk janë zgjedhur me votë të fshehtë, referuar këtu Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, i cili është emëruar në këtë pozicion dhe nuk është zgjedhur me votë të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar siç e parashikon statuti i PD.

Reagimet e grupit të punës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar erdhën pas reagimeve të Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës, të cilët kundërshtuar procedurën për mosdorëzimin e firmave tek sekretari aktual i partisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...