‘Nesër hapet kasaforta, 4200 firmat numërohen live’/ Spaho thirrje mediave: Hajdeni me kamera

E Enjte, 11 November 2021 23:09

 

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, thotë se Berisha dhe ata që e mbështesin janë të gatshëm për transparencë mbi 4200 firmat e depozituara dje në PD.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Spaho tha se ata që janë angazhuar në nismën e Berishës janë gati t’i verifikojnë një nga një firmat para kamerave.

Spaho: Dje dorëzuam 4200 firma. Sipas çdo koncepti juridik, duhet që këto firma të konsiderohen të vlefshme të jenë të akesueshme dhe të depozituara në selinë e subjektit juridik. Çuditërisht, pa bërë asnjë kontroll, Sekretari i Përgjithshëm del dhe thotë janë bllof. Kjo është logjika me të cilën flitet? Hajde kontrolloji. Ju jeni deputet. Aty ka shumë që janë rreshtuar në krahun e Sali Berishës. A mund ta kapni për xhakete Lul Bashën?

Nesër në mëngjes në ora 8, me Edi Palokën hajde mbledhim të gjitha stacionet televizive dhe t’i marrim një nga një. Nëse kjo nuk është transparencë nuk di si mund të bëhet ndryshe. Kur qenkan kaq të bindur që aty nuk ka firma, ky është avantazhi i tyre. Pse kanë frikë? Ku do Gazi t’ia çojmë firmat? Mos i do në dhomë të gjumit?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...