Berisha: 4200 firmat verbuan Bashën, ka frikë nga anëtarësia. Ne do përmbysim Ramën

Premte, 12 November 2021 17:47

 

Nga Saranda, lideri historik i PD iu përgjigj Lulzim Bashës për 4200 firmat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar që u dorëzuan në selinë blu.

Berisha tha se ato firma janë garancia më e madhe e një opozite sovrane dhe fitimtare, ndërsa akuzoi Bashën se ka frikë nga anëtarësia.

 

"Asgjë nuk mund të ndalë uraganin e Foltores. Pak ditë më parë 4200 firma u depozituan, që të gjitha me emër, mbiemër, me funksione, me firmën, me numrin e kartës së identetit dhe anëtarësisë në PD nga delegatët e Kuvendit. E paimagjinueshme. Drita e tyre e verboi selinë, kryetarin e saj, kryetarin pa parti, apo njeriun që është ndryn në katër muret e dhomës së tij. Atë e ka pushtuar në të gjithë qenien e tij një frikë e tmerrshme. Nga kush? Jo nga pushteti, se me pushtetin është në ujdi, por nga ju. Por nga i buron kjo frikë nga ju? Ju jeni njerëz të civilizuar, e keni pritur dhe e keni përcjellë. Por ai e di që ju nuk pranoni kurrë pazaret me Edi Ramën, shndërrimin e pluralizimit politik në pluralizëm fasadë, që nuk pranoni të shkalmohet sovraniteti i forcës politike, sepse jeni të bindur se një opozitë jo sovrane nuk vjen kurrë në pushtet, por mbetet vasale e një pushteti që degradon çdo ditë e më shumë në honet e narkoshtetit. Janë këto arsyet se pse kryetari peng ka frikë dhe tmerr e nuk takohet dot me tre prej jush të paktën. Dhe tani së fundi, këtë frikë që ka nga ju ai e demonstroi në mënyrë primivite, se njerëzit primitivë jetonin me frikëra të ndryshme, tani frika e tij e madhe janë firmat tuaja. Tmerri, jo vetëm i atij, por tmerri i kreut të meduzës, janë firmat tuaja, tmerri i mafies së Soros i cili kishte parashikuar shkatërrimin e forcës konservatore në Shqipëri. Janë firmat tuaja garancia më e madhe e një opozite vigane, sovrane dhe së shpejti fitimtare. Do bëjnë mirë të çlirohen nga frika. Nuk janë firma që ngjallin frikë", u shpreh Berisha.

Ai paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se opozita do ta largojë nga pushteti.

 

"Ne do të bëjmë gjithçka për përmbysjen e Ramës dhe për hapjen e rrugës që shqiptarët të votojnë të lirë. Por më përpara ne duhet të votojmë të lirë në PD, duhet të zgjedhim përfaqësuesit tanë më votën e anëtarësisë, duhet të përcaktojmë ne se kush do të në përfaqësojë, do i caktojë kryetari? Jo. Do i caktoni ju, do i zgjidhni ju, që të ndjehen deputetë dhe përfaqësues tuaj dhe jo të kryetarit", theksoi ish-kryeministri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...