'Berisha në 2011 solli PD-në e gjithë Shqipërisë në Tiranë, që të luftonte për Lulin'

Saturday, 13 November 2021 10:12

 

Nga Edmond Spaho.

Berisha ishte Kryetar i PD-së dhe Kryeministër i Shqipërisë dhe Luli mori vendim ta përjashtoje Berishën nga fushata e vitit 2011 për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës!!!!!!!!!!!!! Hajde trim hajde!!!!!

Përjashtoi Berishën nga fushata në vitin 2011!!!!!! O Guri o trim me fletë!!!

Akoma nuk po më besohet, ku e gjeti forcën, cilët e mbështetën kur përjashtoi Berishën, se duhet të jesh shumë trim të marrësh një vendim të tillë.

 

A e kuptoni o njerëz se në çfarë përmase është gënjeshtra?!

Luli, gënje, por me masë. Mos gënje duke na dhënë të gjithëve dozën e elefantit. Nuk e mbajmë dot, or mik.

Berisha në vitin 2011 solli gjithë PD-në e Shqipërisë në Tiranë që të luftonte për Lulin. Çdonjërit iu vendos objektivi se çfarë rezultati duhet të arrinte në zonën në ngarkim.

Asnjëherë nuk kam votuar në Tiranë për shkak se kam qënë deputet në Korçë dhe më duhej të merresha me organizimin e zgjedhjeve atje dhe nëse do të vija të votoja në Tiranë, do të humbja një ditë kohë për fushatën në Korçë.

Në zgjedhjet e Lulit në vitin 2011 nuk e di si ma dha Zoti dhe erdha e votova në Tiranë. Kur mësova rezultatin me 11 vota diferencë, e falenderova Zotin, pasi Berisha për 11 vota do të merrte listat dhe do shihte me lupë kush kishte votuar e kush jo.

Të mos harrojmë se Luli pati 20 mijë votat e LSI-së në krah, marrëveshjen me Hysni Milloshin që vetëm Berisha mund ta bënte dhe që Ristani sakrifikoi reputacionin e tij që Basha të dilte fitues.

Si shpërblim Basha e vendosi numrin dy të PD-së të katërtin në listën e Vlorës dhe ai nuk u bë deputet.

Asnjëherë në 30 vjet histori të PD-së nuk ka ndodhur që Sekretari i Përgjithshëm i saj të ishte i katërti në listë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...