Lulzim Basha i pabesë, grabit faqen e Facebook-ut të LDGSH

Saturday, 13 November 2021 16:14

 

Lulzim Basha ka grabitur administrimin e faqes së Facebook-ut të LDGSH, njofton kryetarja në detyrë dhe deputetja Albana Vokshi.

‘Disa ditë më parë, faqja e LDGSH u “grabit” duke hequr nga administratore e çdo lloj aksesi gratë, përfshi dhe mua, që administronim faqen. Ky është një veprim i paligjshëm, tinzar prej besëpreri, duke shfrytëzuar mirëmbesimin që ju kishim dhënë për akses në faqen e LDGSH’, shkruan Vokshi në Facebook.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Uzurpim dhe prerje në besë -

 

Lulzim Basha grabit faqen në Facebook të LDGSH

Kohë më parë i kisha dhënë personit përgjegjës për Organizimin Dixhital të Partisë akses si administrator në faqen zyrtare të Facebook të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, me qëllim që të postonte direkt veprimtaritë e rëndësishme të PD-së.

Por, disa ditë më parë, faqa e LDGSH u “grabit” duke hequr nga administratore e çdo lloj aksesi gratë, përfshi dhe mua, që administronim faqen. Ky është një veprim i paligjshëm, tinzar prej besëpreri, duke shfrytëzuar mirëmbesimin që ju kishim dhënë për akses në faqen e LDGSH.

Tani që e kanë kanë grabitur atë, postojnë propagandën e Lulzim Bashës. Shtiren si gra, dhe ofrojnë në emër të LDGSH edhe sulmet që lidershipi aktual I bën forumit të gruas dhe gjithë anëtatarëve të partisë.

Ata që kanë ekzekutuar urdhërin e Lulzim Bashës, duhet ta dinin se grabitja e faqes së LDGSH, uzurpimi dhe përdorimi pa leje I logos dhe simboleve të LDGSH përbën vepër penale.

Cdokush e ka të qartë që urdhëruesi është Lulzim Basha, i cili po tenton të grabisë çdo pushtet të partisë, duke e kthyer atë në pronë private. I vetmuar në zyrën e tij, Zotit Basha ju dashka edhe faqja në Facebook e LDG-së për “të komunikuar” me gratë dhe demokratët që nuk mund t’i takojë dot.

I kërkoj z. Basha të urdhërojë urgjentisht rikthimin e aksesit të faqes së LDGSH e të ndalë sulmet në dinjitetin e mijëra grave demokrate dhe ndërhyrjet brutale në veprimtarinë e LDG-së.

LDGSH, si organizatë partnere e PD, distancohet nga propaganda e lidershipit të PD, e do vijojë veprimtarinë e saj në promovimin dhe përhapjen e vlerave themelore të një shoqërie bazuar mbi mbrojtjen e gruas dhe nga dhunimi e degradimi moral, si dhe evindetimin dhe propagandimin e vlerave tradicionale morale të familjes dhe gruas shqiptare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...