Shehu: Basha është në politikë falë Berishës, të japë dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve

Diel, 14 November 2021 16:58

 

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në një intervistë për gazetarin Bled Marku, në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Shehu thekson se Basha duhet ta japë dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve.

 

“Basha është në krye falë nesh, pushteti i tij është falë Berishës. Basha nuk është konsistent. Kur Basha bën këto gjëra, tregon se nuk merr përgjegjësi. Nëse u kthehemi atyre që ka bërë PD, unë kam qenë përherë kundër bojkoteve. Vendimin për djegien e mandateve e mori Basha. Vendimi për djegien e mandateve u mor nga Lulzim Basha personalisht. Basha duhet të japë dorëheqjen, sepse nëse humb zgjedhjet, duhet të dorëhiqesh. Ky është rregull, që partia të rikuperojë dhe të ecë përpara.

Kjo është normë, që duhet sanksionuar në statutin tonë. Duhet vendosur në statut, që nëse kryetari nuk e shpall PD-në në zgjedhje parti fituese, duhet të japë dorëheqjen. Parti si PD që janë të rëndësishme, që synon rotacionin politik, duhet ta ketë në statut rregullin. PD duhet që të punojë fort, duhet të riorganizohet mirë, që të mund të fitojë zgjedhjet. PD ka nevojë për Kuvendin. Në Kuvend duhet të vendosen rregullat e lojës”, u shpreh Shehu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...