Avokat Ledio Nuraj: Kryesi ilegjitime, vendime nul

Hënë, 15 November 2021 18:33

Nga Ledio Nuraj

Te dashur miq të mi demokrat!

Sot Peng-kryetari nëpërmjet të Emeruarit prej tij ka thirrur mbledhjen e të ashtuquajturës Kryesi të PD-s me një rend dite që as vetë ai nuk e kupton( pasi edhe rendin ja ka bërë i Emëruari)
Sot Pengkryetari ka njoftuar mbledhjen e parë të ashtu quajturës Kryesi mbas kaq muajsh!
E ashtuquajtura Kryesi nuk mund te mblidhet pasi ai që ka nëshkruar thirrjen nuk është legjitim pasi nuk është zgjedhur me garë dhe votim të fshehte nga Këshilli Kombëtar.

Kjo Kryesi ka 38 anëtarë, ku 22 nga këta nuk janë zgjedhur me votim të fshehtë nga forumet e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar ashtu siç përcaktohet në Statutin e Partisë Demokratike.

Faktikisht nga 38 anëtar të Kryesise vetëm 16 janë të zgjedhur me votim të fshehtë nga forumet ne përputhje me statutin e Partisë Demokratike!

Sa më sipër kjo Kryesi është ilegjitime, pasi 22 anëtar ose 60% i ka të emëruar nga Pengkryetari nê mënyrë antidemokratike dhe jo të votëbesuar me votim të fshehtë nga forumet e Partise Demokratike, Këshilli Kombëtar ashtu siç duhej të ishte.

Nga menyra se si është krijuar ky organ ngjan me Byron Politike të kohës së qoftlargut!
Pra në mbledhjen e sotme jemi përpara faktit që nuk plotësohet kuorumi i nevojshëm për tu
mbledhur dhe për të marr vendime.

Duke qenë se kjo Kryesi është krijuar në mos përputhje të plotë me Satutin e PD, me 60% të anëtarëve të saj jo të zgjedhur por të emëruar drejtpërdrejt nga Pengkryetari, është nje fars dhe çdo vendim i saj është nul.

Pasi cdo vendim i saj është në shkelje të Statutit, jo demokratik dhe kundër vullnetit të
anëtarësisë.
Si rrjedhoj kemi të bëjmë me një Kryesi që është në kushtet ku vendimet e saj janë absolutisht të pavlefshme, pra totalisht nul!

Sot është momenti ku ne të gjithë duhet të bashkohemi në Kuvendin Kombëtar, në datën 11 dhjetor 2021, si mekanizmi i vetëm per ushtrimin e demokracisë direkte për rrëzimin e Byrove Politike të çfarëdo lloj forme qofshin ato!

Peng-kryetar anëtarsia dhe shumica e delegatëve kanë folur dhe kane përcaktuar një datë për Kuvendin Kombëtar, çdo veprim tjetër i një anshëm nga ty, është një akt lufte ndaj anëtarsisë së PD!

Modifikuar më Hënë, 15 November 2021 23:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...