'Le të përçahet PD! Foltorja është bolshevike', Ledina Mandia debate me Grida Dumën dhe Fitim Zekthin

Tuesday, 16 November 2021 08:38

 

Ledina Mandia, Sekretare për Çështjen e Pronave në PD, ka replikuar gjatë mbledhjes së Kryesisë me nënkryetaren Grida Duma dhe anëtarin Fitim Zekthi.

Grida Duma ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë fjalës së saj, duke u shprehur se "nëse PD-së i ka ardhur koha, le të shkatërrohet". Duma ka thënë gjithashtu se PD edhe mund të përçahet e sërish kjo nuk do të ishte gjë shqetësuese. Deklarata e Dumës për përçarjen e PD është mbështetur edhe nga deputeti Enkelejd Alibeaj.

 

Gjithashtu, edhe Fitim Zekthi ka bërë një deklaratë të çuditshme referuar Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Zekthi e ka quajtur 'Foltoren' acid apo dhe lëvizje bolshevike.

 

Mirëpo deklaratat e Grida Dumës dhe Fitim Zekthit nuk jan9 pritur mirë nga anëtarët e tjerë të Kryesisë së PD, jo mbështetës të Bashës.

Këto deklarata Mandia i ka konsideruar shqetësuese për PD-në, ndërsa ka apeluar për dialog dhe mbledhjen e demokratëve në Kuvendin Kombëtar.

Ledina Mandia: 'Foltorja' nuk është acid apo bolshevike. Dhe jam e shqetësuar që degjoj këtu 'le të përçahet PD'. Duhet respektuar vullneti i delegatëve dhe demokratëve të thjeshtë që presin me vite rrëzimin e Ramës dhe jo përçarjen e partisë. Këtu duhet të diskutojmë si të rrëzojmë Ramën që vodhi votat dhe jo si të përçajmë partinë. Jam e lindur e djathtë nga nëna e baba, anti-komuniste, e quajtur fëmijë borgjeze, e gjuajtur me shkop gome në 2 prill për të thënë fjalën e mendimin e lirë. Votuese e djathtë dhe pavarësisht se PD është përfaqësuese më e gjerë, e shoh se është e vetmja forcë që më përfaqëson mua, familjen dhe të tjerë si unë dhe që mund të përballet me Ramën gjë të cilen nuk mund ta bëjë e përçarë. Në këtë moment nuk flitet për individë, por për të ardhmen e partisë që shkon tej interesave personale dhe që medoemos duhet gjetja e gjuhës së përbashkët në mbledhjen e demokratëve në Kuvendin Kombëtar dhe dëgjimit të zerit të tyre

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...