Tritan Shehu:Te gjitha hapat e rendesishem te PD, te mbas dates 11 do te gjykohen e vendosen nga Kuvendi i PD, qe do te mblidhet me 11 Dhjetor.

Tuesday, 16 November 2021 19:49

https://youtu.be/cLVQmvynyvk
Interviste, Fax News.
Te gjitha hapat e rendesishem te PD, te mbas dates 11 do te gjykohen e vendosen nga Kuvendi i PD, qe do te mblidhet me 11 Dhjetor.
Deri tashti jane Foltoret ato, qe po e gjallerojne PD dhe po e fusin ne rrugen e daljes nga kriza e gjendja e “statuquo” se rrezikeshme.
Pa dyshim ky rrugetim do te formalizohet, institucionalizohet ne Kuvendin e dates 11 Dhjetor.
Kjo date, ai Kuvend me rendin e dites se tij, jane sanksionuar nga mijra delegate qe kane depozituar prane selise se PD kerkesat me firmat e tyre.
Qe nga momenti i depozitimit ne PD te atyre mijra dokumentave, prevalojne ato dhe askush nuk mund te devijoje si daten ashtu dhe rendin e dites se Kuvendit.
Cdo inisiative tjeter tashme duhet dhe do te gjykohet nga ai Kuvend.
Me tej eshte vetem ai Kuvend, qe i mbledhur, do te konfirmoje rendin e tij te dites e do te marre vendimet e tij si sovran.
Kjo vlen edhe per aktivitetet e tjera te PD mbas dates 11, qofshin referendume, Kuvende, protesta etj, qe do te percaktohen ne Kuvendin e dates 11.
Ai Kuvend, i vetmi legjitim mbas depozitimit te kerkesave te delegateve, besoj se do te marre dhe nje sere vendimesh te rendesidhme per te ardhmen e PD, qe direkt do te influencojne edhe ne ecurine e vendit.
Jam i bindur se do te jape nje kontribut te forte per demokratizimin e metejshem te PD, per format e bashkejeteses sone aty edhe ne diversitet, per mekanizmat deri te referendumet per konsolidimin e rolit te antaresise, degeve, e deri te rotacionet e rregullat e tyre per lidershipin tone.
Kuvendi eshte i hapur jo vetem per ata qe kane firmosur, por per te gjithe, dhe per ata qe do te firmosin keto dite, dhe per cilindo delegat qe do te vije pa firmosur per lekundjet e tij ne mendime.
Te gjithe jane te mirepritur, sepse mbas tij do jemi edhe me te bashkuar ne nje ambjent me liberal, demokratik, transparent e te forte per te bere nje opozite fitimtare.
Por te gjithe aty do te jemi si te barabarte midis te barabartesh.
Kjo eshte dhe risia e ketij Kuvendi ku “komandon” antaresia, delegatet.
Une nuk mund te paragjykoj vendimet e Kuvendit, hapat e PD mbas tij, eshte ai qe do t’i vendose ne menyre demokratike e transparente ato.
Vetem keshtu do te mund te luajme rolin tone, te domosdoshem per nxjerjen e vendit nga kjo katastrofe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...