Meta: Do jepja dorëheqjen nëse Rama do t’i fitonte zgjedhjet me ndershmëri, patronazhistët skandal

Tuesday, 16 November 2021 21:54

 

Presidenti Ilir Meta i cilëson zgjedhjet e 25 prillit si jo të ndershme, duke u bazuar në fjalët e kreut të PD-së dhe raportin e OSBE/ODIHR-it.

 

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ai tha mes skandalit të patronazhistëve dhe shumë skandaleve të tjera, kuptohet që Presidenti nuk ka pasur asnjë arsye që të japë dorëheqjen.

 

Pyetje: Zoti President, dua t’i rikthehem edhe një deklarate që keni bërë më datë 1 mars të këtij viti, ku deklaruat përpara zgjedhjeve: Nëse Edi Rama do të marrë 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë më 26 prill do të dorëzoj Zyrën e Presidentit dhe do të marr udhëheqjen e opozitës, pasi kjo do të thotë se në Shqipëri nuk ka lidership opozitar.

 

Meta: Shkarkimin tim nuk e ka fare në axhendë, tani po i kuptojmë ata që nxitën djegien e mandateve

Vlefshmëria e 30 qershorit, Meta: S’kam vendim zyrtar nga Kushtetuesja, kam vetëm raportin e OSBE/ODIHR

 

Përse nuk e mbajti Presidenti zotimin?

Presidenti Meta: Në qoftë se do t’i merrte zgjedhjet në mënyrë të ndershme. Pas masakrës elektorale siç tha Kryetari i Partisë Demokratike dhe shqetësime të tjera të ngritura nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe skandalit të patronazhistëve dhe shumë skandaleve të tjera, kuptohet që Presidenti nuk ka pasur asnjë arsye që të japë dorëheqjen. Dhe sigurisht që Presidenti do ta përmbushë misionin e ri që cakton situata pas 25 prillit për Ilir Metën duke filluar nga 25 korriku. Deri më 24 korrik Presidenti do të respektojë detyrën, do të respektojë institucionet, do të respektojë Kushtetutën!

 

Modifikuar më E mërkurë, 17 November 2021 10:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...