‘Basha rrezikon burg në SHBA dhe Shqipëri’/ Malltezi: Ja si përfitoi para për t’i depozituar te Nik Muzini

E mërkurë, 17 November 2021 09:51

 

Ish-anëtari i kryesisë së PD Jamarbër Malltezi, ka rikujtuar deklaratën e Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur ky i fundit tha se beteja sapo ka filluar, mirëpo beteja sipas Malltezit ka filluar në vitin 1990.

I ftuar në emisionin “Pushteti”, Malltezi theksoi se PD e tanishme e drejtuar nga Basha po shkon nga humbja në humbje dhe Foltorja ishte pikerisht ajo e cila zgjoi PD nga gjumi letargjik.'

 

Maltezi: Për fat të keq PD e tanishme, e drejtuar nga Basha po shkon nga humbja në humbje. Forca e asaj partie nuk është kryetari, sa lëpirësa ke me vete, por anëtarësia e PD. Levizja që ka nisur profesor Berisha me Foltoren, ishte levizje që zgjoi PD nga gjumi letargjik. Demokratët kërkojnë të flasin lirshëm. Ku është opozita sot? Ky tha beteja sapo ka filluar.

 

Mas 31 vitesh do fillonte historia me këtë. Kaq i trashë, kaq gënjeshtar është. Çfarë halli kishte që gënjeu. Pse kur filloi beteja kur e shpalli ky me 27 prill? Tani pas 7 muajsh ku është beteja? Hellow, ku e ke PD-në? Gjumë!

 

Maltezi ka folur më tej edhe për dosjen ruse që i është përmendur kreut të PD, Lulzim Bashës.

Ai shprehu se nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për para ruse, por për para që Basha i merrte biznesmenëve shqiptarë dhe nuk i deklaronte, por kërkoi ndihmën e një gruaje skoceze që kishte lidhje në Rusi, për t’i depozituar te Nik Muzini.

Malltezi: Lulzim Basha ka rënë peng siç e tha zonja Kokalari e Nik Muzin. Dosja e Nik Muzin është shumë e rëndë. Zoti Basha është peng sepse rrezikon burgun dhe në Amerikë dhe në Shqipëri.

Para dy muajsh deklaroi se PD do hidhte në gjyq Evi Kokalarin, por pas 2 muajsh nuk ka padi. Nik Muzin qenka patate e nxehtë për Bashën. Pse fshihet pas PD ky njeri frikacak. Aty është një gjë e rëndë. Nuk janë para ruse, por janë para të biznesmenëve shqiptarë, të cilëve zoti Basha i ka marrë dhe nuk i ka depozituar në PD.

Nuk kishte mundësinë të bënte kontratën e plotë me Nik Muzin. Ai ka gjetur një femër në Skoci që kishte lidhje me Rusinë, prandaj dyshonin. Por nuk janë para ruse

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...